VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 
TVSH, nje histori turpi
Shnderrimi ne nje TV qeveritar


HGrupimi politik G99 mbeshtetur nga nje grup qytetaresh, organizoi sot nje tubim proteste para RTVSh,per t’i bere qendrese perdorimit te ekranit te taksapaguesve shqiptare nga qeveria dhe mazhoranca dhe bojkotit qe operatori publik I ben opozites, apo cdo zeri te ndryshem ,sa here qe ligjerata, nuk I shkon pershtat pushtetit.
Nje nga deputetet e mandatuar te PS-se dhe botuesi I njohur Fatmir Toci nje dite me pare perseriti te njejten kerkese,ndaj ekranit sipas tij te percudnuar per te cilin shqiptaret paguajne me detyrim nga te ardhurat e tyre modeste.
Situaten e ben edhe me te rende fakti se skandali I varesise totale te TVSH-se nga qeveria, njihet edhe nderkombetarisht.Progres raporti I BE, I publikuar diten e djeshme thekson, se reforma ne RTVSh eshte bllokuar dhe se kontrolli i I qeverise ka ndikuar negativisht mbi te.
Ne raportin e Brukselit thuhet hapur se ekrani public favorizon dukshem pushtetin…
Print screen..pak per tvsh…
Ne fakt kjo nuk eshte nje panorame as e panjohur dhe as e papritur per shqiptaret.
Historia profesionale dhe modeli mediatik i Radiotelevizionit publik turperon cdokend, qe ka pasur nje kontribut te perhershem apo te perkohshem ne ate institucion. Qysh nga viti 1991, ai eshte objektivi I pare per tu pushtuar nga cdo parti ne pushtet, duke u keqperdorur ne ekstrem.
Deri ne vitin 1996, ai ishte ekrani I vetem dhe I ndaluar per opoziten e asaj kohe.
Rendesia e ketij ekrani, ra ndjeshem pas vitit 1998, kur ne vend lulezuan televizionet private, por shkolla e tij propogandistike, nuk ndryshoi.
Ai vazhdoi te perdorej si kobure ndaj opozites dhe si nje institucion pa vlera profesionale. Drejtuesit e tij historikisht kane qene njerez, qe nuk nuk mund te gjenin dot pune, jashtw televizionit shteteror, per te ushtruar profesionin si gazetare te lire. Me keq akoma drejtuesit e fundit nuk kane as edhe nje lidhje me gazetarine. Keshilli I ri drejtues I zgjedhur pas vitit 2005, me Fatos Lubonjen ne krye, fillimisht ruajti statukuon e gjetur para kesaj kohe. Pas propozimeve per ndryshimin e formules se Keshillit, Lubonja dha doreheqjen, dhe ne vend te tij erdhi Agron Tufa.
Drejtori aktual I RVSh, Petrit Beci, u emerua ne kete detyre ne vitin 2006, si propozim I ardhur nga Tv Klan. Pas dy votimesh te balancuara, ai fitoi ne raundin e trete fale mbeshtetjes,qe iu dha edhe nga anetaret e opozites ne keshill. Nje punonjes medioker dhe pa asnje dinjitet profesional nga radhet e ish-Kinostudios dhe me pas ne pune te dores se dyte ne Top Chanel dhe Tv klan, ai u be nje ure per te gjithe abuzimet dhe keqperdorimin e RTVSh prej televizionit Klan. Arkiva e RTVSh eshte transferuar e gjitha ne arkiven e TV Klanit, me cmime qe duhet te hetohen, ndersa nga pikepamja profesionale, televizioni, ka thyer cdo rekord te mediave propagandistike.
Per te filluar nje reforme serioze ne RTVSH, do te duheshin garanci ligjore per shmangien e kontrollit te politikes mbi te krijimi I nje modeli te suksesshem sipas televizioneve publike perendimore.Me kete fytyre,(fytyra e saliut brenda ekranit), ai ofron vetem nje model te qeverise shqiptare per shtypin, dhe shihet qarte, se modeli I saj eshte me I keqi I mundshem.

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008