| TEC
i Vlorës, nje investim i gabuar
Teci I Vlores mund te konsiderohet
sot nje investim I gabuar.Të enjten më
22 nëntor, në Washington në takimin
e Bordit të drejtoreve të Bankës
Boterore,vleresohej:
“TEC-i i Vlorës është një
kërcënim për mjedisin dhe projekti
në fjalë është zbatuar me
shumë probleme, për sa i përket
vlerësimit , vendndodhjes, e konsultimit
te tij”.
Raporti I Panelit te Inspektimit te Bankes Boterore
është diskutuar nga Bordi i Drejtorëve
Ekzekutivë së bashku me të Ekipin
Menaxhues, që i përgjigjet këtij
hetimi.
Paneli i Inspektimit i Bankës Boterore, I
drejtuar nga Verener Kinene, i aktivizuar,ne çështjen
e TECit të Vlorës, pas kërkesës
se një grupi qytetarësh, konkludoi në
raportin e se enjtes, se nuk janë respektuar
disa kushte te politikave, lidhur me vlerësimin
ekonomik,qe duhet te mbahen parasysh te pakten
ne te ardhmen...
“Për sa i takon së ardhmes, Paneli
pajtohet me nevojën për një Plan
të detajuar për reagimin ndaj derdhjeve
të naftës, përpara se termocentrali
të vihet plotësisht në punë.
Është e nevojshme të sigurohet
sa më pare, blerja pa vonesë e pajisjes
së nevojshme, si dhe të ndihmohen autoritetet
shqiptare ne ngritjen e strukturave, për
të bërë të mundur një
reagim të shpejtë ndaj rrjedhjeve të
mundshme të naftës, që mund të
kërcënonin Gjirin e Vlorës dhe
industrinë e turizmit atje”.
Një shqetësim i Panelit të Inspektimit
ishte, se studimi i fizibilitetit dhe ai i vlerësimit
të mjedisit, u përgatitën nga një
firmë e vetme konsulente,qe nuk perputhet
me politikën e vlerësimit mjedisor,qe
kerkon konsultime më të gjera. Bordi
ra dakord që Ekipi t’i raportojë,lidhur
me zbatimin e Plan-Veprimit, pas gjashtë
muajsh. Edhe zevendes presidenti I Bankes Boterore
per Europen e Azine Qendrore Filip Le Huero,ishte
teper I qarte ndersa pohonte:
“Zhvillimi
ekonomik i Shqipërisë paguan një
çmim të lartë nga mungesat në
furnizimin e vendit me energji elektrike”,por
janë shqiptarët, ata që paguajnë
çmimin përfundimtar,duke u privuar
nga ndriçimi, ngrohja, ftohja, dhe gatimi,
të cilat prekin cilësinë e jetës
dhe shëndetit, si dhe u kufizon mundësinë
për arsimim. Ne po punojmë me qeverinë
shqiptare për ta bërë këtë
Projekt më të mirin e mundshëm.
Ne do t’i përvetësojmë mësimet
që përcaktoi Paneli i Inspektimit dhe
do t’i zbatojmë ato gjerësisht
në punën tonë.”
Vlerësohet
se shpenzimet e përgjithshme për Projektin
arrijnë në 112.66 milionë dollarë
amerikanë,shume kjo e kredituar nga Shoqata
Ndërkombëtare për Zhvillim e Bankës
Botërore,Banka Evropiane për Rindërtim
dhe Zhvillim dhe një huaje te Bankës
Evropiane për Investim.
Ashtu si në rastin e skandalit të Jalës,
në qendër të të cilit, ishte
dhëndri i kryeministrit, Berisha, edhe në
rastin e TEC-it të Vlorës, qeveria ka
drejtuar gishtin e fajita nga Banka Botërore,për
dështim me projektet.
Duke folur për raportin e Panelit të
Investigimit, ministri i ri i Energjitikës,
Dritan Prifti, tha se pergjegjese, është
Banka Botërore. Ai tha se TEC-i është
i një teknologjie shumë të avancuar,
edhe pse Banka Botërore, pohon krejt të
kundërtën, kur pranon se ekziston një
rrezik potencial për Gjirin e Vlorës.
Njelloj se në rastin e Jalës, kur dhëndri
i Berishës, duke u fshehur pas logos së
Bankës Botërore, ndërmori shkatërrimin
e shtëpive të banorëve, edhe kësaj
radhe, fajtori, qëndron në ekzekutiv.
faqja tjeter
.
|