|
Si e ka përdorur
Berisha Kosovën në karierën e tij?
HKryeminsitri Sali Berisha
po përqet muajt e fundit, të prodhojë
një debat rreth një plani për Bashkim
Kombëtar me Kosovën, të cilin pastaj
e shtyn tutje në kohë, pas futjes së
dy shteteve në Bashkimin Evropian. Retorika
nacioanliste e Berishës, është
në kontrast të thellë me qëndrimet
e tij të mëparshme të matura dhe
shumë të kujdesshme rreth cështjes
së raportve Kosovë Shqipëri. Prej
vitit 1992 kur ai ka ardhur për herë
të parë në pushtet në Shqipëri
artikulimet e tij për Kosovën, kanë
qenë të kujdesshme duke iu referuar
vullnetit të shqiptarëve në Kosovë
dhe përpjekjeve të tyre për pavrësi.
Për herë të
parë cështjen e Kosovës Berisha
tentoi ta përdorte në vitin 1996, pasi
vendi kishte hyrë në krizë police
nga prishja e zgjedhjeve të 26 majit. Në
vjeshtën e vitit 1996, Sali Berisha pati
një ftohje të qartë me Rugovën
dhe kërkoi radikalizimin e vijës police
në Kosovë, duke iu ofruar mbështetje
lidedërve më radikalë. Mesazhi
i tij nuk u prit mirë në Kosovë,
dhe LDK, partia më e madhe në atë
kohë në Kosovë, ftohu marrëdhëniet
me Berishën. Rugova edhe pse i heshtur bëri
gjeste të qarta refuzuese ndaj përpjekjeve
të Berishës për të përdorur
Kosovën për interesa të tij politike.
Gjatë luftës në
Kosovës, Berisha po ashtu mbajti qëndrime
të kujdesshme dhe respektoi përgjithësisht
të dy palët, edhe pse shpesh u konfrontua
me vijën radikale të UCK-së për
shkak të raporteve të tij me Bukoshin
dhe Rugovën. I gjendur në opozitë
dhe i izoluar ndërkombëtarisht, ai u
pengua të vizitojë Kosvën në
vitin 2000, duke u bllokuar në kufi, nën
ndikimin e liderëve shqiptarë në
Kosovë, të cilët e shikonin si
një telash më shumë vajtjen e Berishës
në Kosovë. Hashim Thaci në atë
kohë kryeministër, natyrisht që
nxiti ndalimin e Berishës, kurse Rugova në
atë kohë president, nuk u shqetësua
nga ky vendim. Berisha e përjetoi keq bllokimin
në kufi, por ruajti qëndrime të
kujdesshme ndaj Kosovës në fjalorin
e tij politik.
Vizita e tij e parë në Kosovë ishte
kur vdqi Ibrah Rugova. Distanca e tyre e fshehtë
u ruajt deri në vdekje të Rugovës.
Pas vdekjes së tij, historia e kaluar u harrua.
Në maj të vitit 2006, Berisha shkoi
në Kosovë zyrtarisht dhe vizta e tij
ishte shumë popullore. I rikthyer në
pushtet dhe në mungesë të Rugovës,
ai ishte tashmë një figurë karizmatike
që ngjallte besim te një shoqëri
që ndjen uri për lidera populist.
Edhe pas shpalljes së pavarësisë,
Berisha vazhdoi të ruante fjalorin e kujdesshëm
për Kosovën. Në një emision
televiziv në Tv Klan, pas shpalljes së
pavarësisë, Berisha është
shprehur se shqiptarët nuk duan të bashkohen
në një shtet të vetëm. Sipas
tij: Dëshira për bashkim ka marrë
përgjigje negative në Kosovë, ashtu
sic nuk ka marrë përgjigje pozitive
në Shqipëri.
Sipas Berishës, kosovarët luftuan për
pavarësi dhe jo për bashkim. Ndërsa
shqiptarët e Shqipërisë nuk kanë
shprehur në mënyrë të organizuar
dëshirën për bashkim. Berisha u
shpreh se që në vitin 1992, politikanët
e Kosovës kishin kërkuar vetëm
pavarësi për Kosovën dhe jo bashkim
me Shqipërinë. Në favor të
argumentit të tij, Berisha tha se partitë
politike që kanë kërkuar bashkimin
nuk kane marrë më shumë se 100
vota. Kursi ndryshoi papritur gjatë këtij
viti. Shenjat e para të një fjalori
më nacionalist u vërejtën gjatë
ceremonisë së hapjes së tunelit
të Kalimashit, ku Berisha thirri Kryemsintrin
e Kosovës dhe Presidentin Sejdiu. Berisha
foli aty për tunelin e Kombit dhe të
ardhmen e përbashkët të kombit
shqiptar.
faqja
pasardhese...
|