VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  EDITORIALI  
 

Standartet e dyfishta te Ilir Metes

Nëse Ilir Meta do të besonte për një moment kryeministrin Berisha se ai vlerëson më shumë standardet se sa rezultatin në një proces zgjedhor, atëherë ai do të ishte në krye të atyre që po këkojnë rihapjen e kutive dhe verifkimin e krimit të mundshëm zgjedhor. Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë deklarata të fota dhe ka pranuar publiksiht pas 28 qershorit se Sali Berisha po fuste duart në kutitë e votimit dhe po manipulonte votat. Këto deklarata erdhën nga drejtues të lartë të LSI tani në qeveri, Ilir Meta dhe Petrit Vasili. Një tejtër ministër i kësaj qeverie ka provuar se Berisha komandonte votat, kur ka shpjeguar publikisht se si PD i ka dhënë votat në Fier. Të gjtiha këto dëshmojnë se procesi i numërimit u komandua politikisht dhe se rezultati nuk është real. Për më tepër në një proces ku fituesi nga humbësi ndahen nga dy mandate, dhe ku votat popullore janë në shumicë për atë që është shpallur humbës, procesi bëhet shumë më delikat. Heshtja e LSI për rinumërimin e votive, është një tregues i cilësisë së keqe të zgjedhjeve, pasi ajo duke qenë një parti e penalizuar, por e shpërblyer me pushtet, po bëhet dëshmitare e blerë e këtyre zgjedhjeve. LSI, pavarësisht se është pjesë e qeverisë, duhet të rikërkonte hetimin e zgjedhjeve për shumë arsye. Arsyeja e parë nëse besojmë vetë LSI është se ajo është parti që i janë vejdhur votat. Nëse i vjedh votat rëndësia e saj mund të rritet pas rinumërimit dhe ajo mund të qëndrojë sëish në koalicion me Berishën, por me më shumë dinjitet. Së dyti ajo duhet të kërkojë rihapjen e kutive dhe për të dëshmuar se beteja e saj ka qenë morale, dhe se ajo është vjedhur nga dy partië e mëdha. Por mbi të gjtiha LSI duhet të kërkojë rinumërim votash për të respektuar qëndrimet e saj publike të pas 28 qershorit, ku katër ditët e para ka qenë denoncuesja më e madhe e procesit të manipulimit të zgjedhjeve sipas saj. Nëse kjo parti nuk respekton historinë saj dhe faktet që ka pretenduar publikisht, atëhere ajo i vë një pikëpyetje të madhe të së ardhmes së saj politike, pasi dëshmon se nuk ka pasur të drejtë as para zgjedhjeve kur ankohej për Ramën dhe Berishën dhe as pas zgjedhjeve kur thoshte se Berisha po i vidhte zgjedhjet. Nga ana tjetër LSI ka dhe një detyrim ndaj opinionit publik dhe qindra intelektualëve dhe njerëzve nga shoqëria civile që mbështesin kauzën e saj si e persekutuar nga Kodi Elektral. Dhjetra qindra intelektualë të fushave të ndryshme përfshi socialistë dhe demokratë, të majtë dhe të djathtë, mbështeten në kërkesën e saj për barazi në zgjedhje dhe standarde të larta, pas garantimit të një kodi zgjedhor të dyshimtë. LSI po i tradhëton e para këta njerëz që e mbështetën publikisht duke mos respektuar soldiaritetin e tyre në ditët e vështira për të. Kjo do të zvogëlojë shumë profilin poltik të kësaj partie, pasi po provon se qëllimi i saj nuk ka qenë standardet, as zgjedhjet e lira, por marrja e një cope nga pushteti që do të vinte, i kujtdo që të ishte ai.

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008