Revansh
i ri mbi median
Per te dyten here rradhazi
brenda ketij viti inspektoriati i ndertimit shemb
ndertesen prane antenes se vizion plus. Gjithcka
nisi mbasditen e te shtunes kur disa punonjes
se televizionit Klan jane ngjitur ne malin e dajtit
per shkak te difekteve ne sinjalin e tyre, me
pretendimin se antena e vizionit u interferonte
ne transmetim.
Vetem pak ore me pas perfaqesues te policise ndertimore
kane kontaktuar me rojen e antenave duke kerkuar
dokumentacionin e antenes se Vizion plus. Pasi
ka marre gjithe dokumentacionin ligjor qe ndertimi
ka lejen mjedisore policia ndertimore eshte larguar
per t`u rikthyer ne oren 5 te mengjesit me fadroma.
Pa asnje paralajmerim per subjektin dhe ne nje
dite pushimi policia ndertimore ka hedhur ne toke
ndertesen e Vizion plus. Fadromat kane prishur
ndertimin qe ishte ne perfundim dhe brenda cdo
kerkese ligjore. Por sulmi i policise ka qene
i orientuar vetem ndaj siperfaqes qe zoteron ky
televizion duke mos prekur asnje ndertim qe ka
lulezuar perreth tij.
Ky
eshte ndertimi i Tv Ora pak metra pertej nderteses
se vizionit. Pronaret e tv jo vetem kane bere
ndertimin por edhe e kane rrethuar me metra te
tere zonen perreth si prone e tyre.
E pasuvatuar mire eshte edhe ndertesa e Tv Klan
e ndertuar muaj me pare dhe qe nuk kan ndier asnjehere
presionin e ndertimoreve. E keshtu me rradhe cdo
tevelevizion ka ndertesat e tij te paprekura dhe
nje pjese pa leje. Por shembja eshte bere vetem
per kete ndertese me urdher qe ka ardhur nga ministri
Sokol Olldashi, te pakten kete fjali kane shqiptuar
perfaqesuesit e policise ndertimore ndersa hynin
me fadroma.
Sipas ligjit inspektoriati i ndertimit duhet te
hartonte me pare nje akt verifikimi per shkeljet
e pretenduara dhe me pas nje proces-verbal.
Pas njoftimit
te subjektit ka nje afat pese ditor per kthimin
e pergjigjes per pajisjen apo jo me leje. Dhe
vetem pas verifikimit te dokumentacionit mund
te kalohet ne aksion.
Por ne vizion plus nuk ka ardhur asnje proces
verbal apo leter venie ne dijeni per prishjen.
Dhe kjo e ka nje shpjegim. Nese policia ndertimore
do te zbatonte ligjin do te kishte ne dore nje
kontrate te vizion plus lidhur me ministrine e
mjedisit ne daten 15 shtator qe i lejon shfrytezimin
e nje siperfaqeje 280 metra katrore per ndertimin
e stacionit transmetues.
Madje ne minsitri eshte depozituar edhe raporti
teknik qe verteton se ndertesa nuk ka asnje efekt
ne mjedis. Por sulmet e perseritura mbi antenat
e vizion plus kane autor pronarin e televizionit
klan i cili pretendon se i nderhyjne ne sinjalin
e medias se tij.
Kjo eshte nje pamje e antenave te televizion vizion
plus, Klan dhe Top Channel. Nga filmimet duket
qarte se antenat e vizion plus nuk jane ne vijen
e transmetimit te tv klan dhe per rrjedhoje nuk
nderhyjne ne sinjalin e tij. Por per te disaten
here rradhazi frika nga konkurenca e ndershme
dhe humbja perdite e me shume e audiences triumfon
mbi ligjin.
|