Papandreu
: Politika e re
Zgjedhjet
e fundit parlamentare në Greqi I dhanë
fund një truku të përsëritur
elektoral që kryeministrat në krizë
në vendin fqinjë përdornin për
të rifituar pushtetin. Fillimisht ish-kryeministri
Kostas Simitis i PASOK-ut dhe dy herë radhazi
kryeministri Karamanlis provokuan vet zgjedhje
të parakohshme me shpresë për të
rimarrë pushtetin për shkak të
befasisë në të cilën gjenin
kundërshtarin. Kjo taktikë me të
cilën Karamanlisi rifitoi dy vjet më
parë dështoi dhe të dielën
partia mori rreth dhjetë për qind më
pak se PASOK, një diferencë kjo historike
për zgjedhjet në Greqi.
Udhëheqësi socialist Jorgo Papandreu,
një pinjoll i familjes politike Papandreu,
e shpalli fitoren qe kur sondazhet paraprake siguruan
një diferencë prej 8 për qindësh
me rivalin e tij.
Ashtu sikundër shkaku i shpalljes së
zgjedhjeve ishte kriza ekonomike, shkaku për
fitoren e socialistëve ishte humbja e besueshmërisë
për kryeministrin Karamanlis për t’i
dhënë një shans të ri paketës
së tij. Plani i propozuar nga Papandreu,
mund të mos jetë dëgjuar dhe kuptuar
qartë nga grekët, por ka fituar nga
mosbesimi që kishin për qeverinë
e Karamalisit. Nga ana tjetër shumë
afera korruptive brenë autoritetin e qeverisë
konservatore dhe popullariteti i Karmanlisit shkoi
në rënie.
Në deklaratat e para pas fitores Papandreu
i është rikthyer retorikës së
të majtëve për vemendje ndaj qytetarit
dhe rimëkëmbje të ekonomisë.
Ai ka bërë thirrje për unitet dhe
solidaritet për të tejkaluar krizën.
Karamalis
ndërkohë ka akuzuar qeverisjen e të
djathtës si të dominuar nga korrupsioni,
klientelizmi, shkeljen e ligjshmërisë
dhe shpërdorimi.
Kjo është humbja më
e thellë që e djathta ka pësuar
në Greqi prej viteve 80-të. Kryeministri
Karamanlis ka marrë përgjegjësitë
e humbjes dhe është larguar dhe nga
drejtimi i partisë, post në të
cilin nuk do të rikandidojë më.
Ai theksoi se kishte një plan më të
mirë se kundërshtari, por vota popullore
kundër e detyron atë të respektojë
vullnetin e popullit.
.
Faqja
pasardhese
|