VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  EDITORIALI  
 

PERSE QEVERIA E KA TE PAMUNDUR PROGRESIN DREJT PERENDIMIT

Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, lë në klasë qeverinë shqiptare për të gjitha temat e nxehta të debatit politik në vend, duke filluar nga presioni mbi gjyqësorin, mos-heqjen e imunitetit për deputetët, presionet selektive mbi lirinë e medies, mungesën e besimit politik në vend, si dhe faktin që qeveria nuk ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit. Në këtë pikë raporti thekson se Shqipëria vazhdon të mbetet vend i origjinës së vajzave dhe grave të trafikuara. Duke iu rikthyer cështjes më delikate në vend, asaj të mbylljes së proceseve gjyqësore për ministrat e kabinetit Berisha, raporti përmend dy herë në emër Fatmir Mediun, si rasti perfekt kur për shkak të imunitetit parlamentar, Gjykata e Lartë pushoi cështjen ndaj tij, edhe pse ishte ngritur një akuzë penale. Raporti shikon me shqetësim gjendjen e lirisë së shtypit në vend dhe thekson faktin se gazetaria investigative ka nxjerrë shumë afera korruptive, por qeveria i është përgjigjur me presione selektive dhe në disa raste nxjerrje të redaksive nga zyrat e tyre, sic ishte rasti i Gazetës Tema. Po ashtu raporti kritikon qartazi KKRT-në, të cilën e akzuon se ka favorizuar mediet lidhur me qeverinë. Raporti thekson se KKRT-ja ka vendosur gjoba abuzive ndaj operatorëve televizivë, ndaj të cilave ka reaguar edhe avokati i popullit. Raporti përmban një sërë qëndrimesh kritike lidhur edhe me administratën publike, politizimin e saj, influencën politike në luftën kundër trafiqeve në policinë e shtetit si dhe probleme të raporteve ndërinstitucionale në vend, sic janë raportet mes presidentit, qeverisë, parlamentit, gjykatave, prokurorisë, etj. Ndryshe nga raportet e medies apo raportet e institucioneve joqeveritare, progres-raporti i Komisionit Evropian është një dokument zyrtar, i cili duhet të kthehet në axhendë të punës së qeverisë, nëse ajo ka ndërmend të mos e lërë Shqipërinë një vend të izoluar, dhe të kthejë mbrapa orën e zhvillimit të vendit. Por problemi është se qeveria, gjithë defeketet që përskruan raporti, i ka bërë me vetëdije dhe në përpjekje për t’i shpëtuar përballjes me ligjin, ndaj dhe ajo e ka të vështirë tanimë që kritkat e Brukselit t’i kthejë në axhendë të punës së saj, pasi do të duhet të punojë kundër vetes. Që ajo të jetë në rregull me Bashkimin Evropian, duhet të shkarkojë Fatmir Mediun, ta ricojë atë në gjyq, të rikthejë Gazetën Tema në mjediset e saj, të ndëshkojë Mesila Dodën për gjoba selektive ndaj operatorëve, të shkarkojë njerëzit politikë që kontrollojnë trafiqet në polici, të bëjë paqe me opozitën dhe të normalizojë raportet me gjyqësorin. Por nëse bën këto, kjo qeveri rrëzohet vetë. Për këtë ngjan i pamundur misioni i saj për të plotësuar kërkesat e progres-raportit.

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008