| |
NENE
TEREZA E SALI BERISHES!
Ka qenë
një kohë e gjatë dhe e paarsyeshme kur
Nënë Tereza kishte nevojë për Shqipërinë,
por ajo e mbajti larg. Tani ka filluar një epokë
tjetër, kur Shqipëria ka nevojë për
Nënë Terezën, por ajo është
larg. Deklarata e kryeministrit Sali Berisha, e cila
ngjante më shumë si dëshirë për
të prodhuar lajm se sa informacion konkret për
atë ç’po bën qeveria shqiptare
për Nënë Terezën duket se ja ka
arritur qëllimit të saj. Prej një jave
shtypi perëndimor po merret me ato që quhen
polemika në distancë mes Qeverisë së
Indisë, ndaj deklaratës së kryeministrit
Berisha. Qoftë edhe kaq është një
arritje për qeverinë shqiptare.
Në këto ditë të vështira police
për Berishën në arenën ndërkombëtare,
kur Bashkimi Evropian hedh dyshime për deformimin
e demokracisë në vend dhe kur imazhi i tij
ka probleme me ringjalljen e hijeve të së
shkuarës, shfaqja e tij në medien botërore
si një bashkatdhetar i Nënë Terezës
dhe njeri që po përpiqet të riatdhesoj
trupin e saj, është një kurim I mirë
imazhi. Por përtej cinizmit t ë kryeministrit
shqiptar, i cili do dhe di të përdor dhe të
historinë ën funksion të problemeve të
tij të sotme, Shqipëria duhet ta shikoj me
realizëm çështjen e respektit ndaj
shenjtores me origjinë shqiptare nobelsites së
Paqes, Nënë Tereza. Së pari, dëshira
dhe kërkesa që Nënë Tereza të
varrosej në Shqipëri ka ekzistuar qysh kur
ajo u ndaj kjo botë, por atëherë as që
mund të flitej për këtë çështje.
Nëse përjashtojmë periudhën e errët
të komunizmit kur ambasadori ynë në OKB
braktisi seancën ku do fliste shenjtorja shqiptare
dhe kur Enver Hoxha e quante atë një agjente
të përdalë të kapitalizmit, ne kemi
pas boll kohë në liri të nderojmë
figurën e saj dhe ta njehsojmë sa më
shumë em Shqipërinë. Përveç
disa iniciativave shumë të mira, siç
është vendosja e emrit të aeroportit
apo sheshit nënë Tereza në Tiranë,
Shqipëria mund të kishte bërë më
shumë lidhur me historinë shqiptare të
Nënë Terezës dhe botimin e lutjeve të
saj në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
Së dyti Shqipëria duhet të jetë
serioze dhe kur kryeministri i saj ka dëshirë
të përdorë figurën e Nënë
Terezës për të tërhequr vëmendjen
nga problemet e tij politike. Kur
thuhet që Shqipëria do kërkojë eshtrat
e Nënë Terezës, duhet të kemi një
vërtet një histori të tillë zyrtare.
Në të vërtet nuk kemi. Madje, nëse
pyet qeverinë shqiptare sot, se kush e ka autoritetin
mbi varrin e saj, qeveria indiane, Urdhri Nënë
Tereza apo Vatikani, çdo njëri të jep
një përgjigje si e mendon. Kjo do të
thotë që s’ka pas negociata, dhe aq
që ka ndonjë linjë negociatash në
këtë drejtim.
Dhe së fundmi Shqipëria duhet të bëhet
bindëse në ndriçimin e portretit shqiptar
të Nënë Terezës, edhe nëse
nuk ja arrin të sjell eshtrat e saj në Shqipëri.
Ne duhet të kemi guximin të ndërtojmë
në memorien e shoqërisë sonë figurën
e saj, duke pranuar dhe fajin tonë për sjelljen
barbare të komunizmit ndaj saj. Ne duhet të
dëshmojmë se dimë të përulemi
dhe të kërkojmë ndjesë si komb dhe
për atë pjesë të errët që
s’na përkiste të gjithëve, por
na e imponoi një ideologji barbare. Ndryshe ashti
si urrejtja artificiale ndaj saj dhe dashuria artificiale
për nevoja politike e zotit Berisha do të
na bëj po aq dëm, do ta zvogëlojë
figurën e Nene Terezës dhe do të shihet
po aq me dyshim nga të gjithë ta miliona njerëz
në botë që e adhurojnë shenjtoren
me origjinë shqiptare.
|
|