VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  EDITORIALI  
 

Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës

NTë martën në Prishtinë, nën pretekstin se po kalonte eskorta e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, u qiten jashtë aksit rrugor Morin – Prishtinë mijëra qytetarë dhe u lanë të presin rreth dy orë në automjetet e tyre. Një kryeministër i zgjedhur nga elektorati shqiptar vjen në Kosovë duke mos bërë dallimin e shtetarit me atë të tribunit popullor, të marrë e të jap fjalë-rrufe, emocione e dhurata, dekorata e ofiqe, të nënshkruajë marrëveshje, çmarrëveshje, të rrahë supet e autokratëve dhe kleptokratëve, pa asnjë vizion për të sotmen dhe të ardhmen e demokracisë dhe lirisë dhe gjithnjë nën petkun e folklorit, nuk ka se si të cilësohet ndryshe pos popullist agresiv.
Berisha kurrë nuk e ka konsultuar qytetarinë kosovare, shoqërinë civile dhe njerëzit e medias për të parë se ka shkelur në tokën e palirive civile, të njeriut, palirisë ekonomike dhe të shtypit dhe kthehet i ekzaltuar, i mbushur frymë dhe i harxhuar deri në shterim zëri, në shtëpinë e tij të varfër, nga një vend i mjerë.
Kryeministri shqiptar nuk përfaqëson politikat e reja, ndonëse ai së paku krahasuar më këta tanët paraqet një entitet, një tip burri verior dhe patrioti arkaik, asi të legjendave dhe folklorit. Kryeministri shqiptar duke qenë në krye të një pushteti me këmbë të qelqta, (ende pa opozitë në Kuvend) dhe shumë të mëdyshur karshi kërkesave të BE-së për bashkërendim me opozitën për t’i përmbushur kushtet për procesin integrues, duhet të jetë shumë më vetëkritik, i përmbajtur dhe më i balancuar në politikat ndaj Kosovës, pasi ekziston edhe një Kosovë e dytë, qytetare e jo vetëm ajo Kosova që kërcënueshëm rri lart mbi qytetarinë, si re e zezë!?

Kryeministri shqiptar duhet të ruajë sensin e balancave rajonale dhe të përbotshme, sepse Kosova po kalon nëpër një trajektore delikate kur afirmimi i sovranitetit të saj në OKB është e barasvlershme më atë, që kosovarët i thonë ‘me kanë a mos me kanë’.
Kryeminsitri Berisha nuk ka ndonjë faj, pse me paratë publike në një vend të varfër si Kosova shtypen posterë me figurën e tij epike; madje asnjë faj s’e ka pse mijëra qytetarë kosovarë ngujohen skaj rruge për mbi dy orë, deri sa ai të arrijë në selinë e pushtetit në Prishtinë. Kryeminsitri Berisha nuk e di se fushata e asfaltimit në Kosovë është shndërruar në asfaltomani, e cilësia rëndom është e dyshimtë, gjë që edhe ashtu e ka paralizuar tash e disa muaj Prishtinën, kur ndërtohet një rrugë e nuk çelet një shteg, kur mbyllet një shteg e nuk çelet një udhë, kur kaosi e shpreh vetë fytyrën e pushtet. E nga kaosi po diferencohet një klasë e re, ajo e kleptokratëve që po e ndërtojnë një shtet privat, , të cilën, me apo pa arsye, me apo pa vlerësim kritik, me apo pavetëdijshëm po e mbështet kryeministri shqiptar.

Kryeministri shqiptar, Berisha, me gjasë e di se autostrada Merdar - Morin nuk do të nisë ndoshta as për dy-tre vjetët e ardhshëm, po ashtu ai e di, me gjasë, se të gjitha raportet ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare për progresin në Kosovë po na vijnë si habere të këqija, pra negative. Berisha me gjasë e di se Raporti i Komisionit Evropian, që del në gjysmën e këtij muaji e rendit Kosovën nder vendet me më pak liri!?
Kryeministri shqiptar e di, shpresoj se vendi po mbytet në korrupsion dhe shoqëria është kacavjerrë në lakun e kontrollit total qeveritar!? faqja tjeter


 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008