VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 

Liberalizimi i Vizave ende pa date


Bashkimi Europian publikoi progres-raportin per Shqiperine,qe permban periudhen nga tetori 2008 deri ne mesin e shtatorit 2009. Progresi I vendit matet mbi bazën e vendimeve të marra, ligjeve të miratuara dhe masave të zbatuara.
Raporti voluminoz prej gati 55 faqesh, eshte I organizuar ne kapituj qe permbajne konkluzionet e Unionit ne fusha te vacanta, qe nga kriteret politike,ekonomike,sistemi gjyqesor,lufta kunder krimit dhe korrupisonit apo liria e shprehjes, dhe per hartimin e tij, jane perdorur shume burime, qofte nga qeveria shqiptare, apo perfaqesite e vendeve anetare te bllokut.
Më 29 janar, parlamenti miratoi njëzëri një rezolute, që I bënte thirrje qeverisë per te aplikuar për anëtarësimin në BE. Në kete tekst, Shqipëria angazhohej, për të kryer zgjedhje të lira dhe të drejta parlamentare dhe për të përafruar legjislacionin e saj me BE-në. Kultura e dialogut mes partive kryesore politike eshte përkeqësuar para zgjedhjeve. Kjo pengoi përparimin e reformave në fusha kyçe, siç është gjyqësori. Pati Debate për miratimin e Kodit Zgjedhor, qe vijuan me greve urie te disa partive qe e kundershtuan ate. Në përgjithësi, dialogu politik, një përparësi kyçe të Partneritetit Evropian, ka nevojë të kthehet në rrugën e duhur. Parlamenti ende nuk e ka adresuar çështjen e miratimit te disa rregullave,qe do te kufizonin imunitetin e anetareve te tij. Në përgjithësi, mund të shënohet përparim në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të cilat janë konsideruar si afer përmbushjes së standardeve ndërkombëtare. Megjithatë, për shkak të zgjedhjeve, dialogu politik mes partive politike u përkeqësua dhe kjo vonoi progresin në reformat kyçe. Pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit, erdhi nje qeveri e re koalicioni, qe perfshiu edhe Levizjen Socialiste per Integrim,dhe Partine Republikane. Partia Republikane siguroi postin e Ministrit të Mjedisit dhe Administrimit të Ujrave, duke u perfaqesuar me kreun e saj Fatmir Mediu.Z. Mediu ishte ministër i Mbrojtjes në qeverinë e mëparshme dhe dha dorëheqjen pas shpërthimit të një fabrike demontimi te municioneve në Gërdec, në mars 2008. Gjykata e Lartë, pushoi ceshtjen penale ndaj Mediut,pas pas rizgjedhjes së tij, si anëtar i parlamentit. Marrëdhëniet midis institucioneve shtetërore, vazhdojne të jene te vështira.Vihet re një tendencë nga ekzekutivi, që të ushtrojë kontroll mbi institucionet e pavarura, vecanerisht ndaj gjyqësorit. Ligj i lustracionit,u miratua nga parlamenti në dhjetor të vitit 2008,edhe pse ishte keshilluar konsultim më i gjerë dhe konsensus,para votimit. Zbatimi i ligjit te lustracionit, u pezullua nga Gjykata Kushtetuese dhe ligji është në shqyrtim. Raoprti veren se pak progres është bërë në zbatimin e Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe një bazë të dhënash e besueshme për përafrimin e legjislacioni,t është zhdukur. Hyrja në fuqi e MSA-së në prill, nuk u shoqërua nga një forcim të kapacitetit administrativ për monitorimin e angazhimeve të MSA-së. Persa I takon administrates publike,pak përparim mund të raportohet në këtë fushë,pasi zbatimi I kudarit ligjor,mbetet problematik. Levizjet nga puna me motivim politik kane vazhduar, ndonëse në një masë më të vogël. Përpjekjet e qeverisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit. kanë politizuar debatin për reformën në drejtësi.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm perfundoi hetimin e saj, në shpërthimin e marsit 2008 në depon e municionit në Gërdec. 29 padi, duke përfshirë edhe atë të Ministrit të atehershme te Mbrojtjes ,u dërguan në Gjykatën e Lartë. Gjyqi është shtyrë disa herë për arsye procedurale dhe Gjykata e Lartë vendosi në shtator të pezullojë rastin, kundër ish-ministrit te mbrojtjes Mediu, per shkak te imunitetit te tij si Anëtar i Parlamentit. Për të siguruar besueshmëri, në luftën kundër korrupsionit,eshte I nevojshem, një proces I drejtë dhe transparent,qe të ndeshkoje të gjithë personatve përgjegjës, pavarësisht nga pozita e tyre. Pak përparim mund të raportohet, lidhur me standardet e shëndetit dhe të sigurisë, të cilat janë pjesë e hetimit të Gërdeci
faqja pasardhese...

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008