Faqja
paraardhese
Ja si e shpejgon
kete Komisioneri socialist Qazim Aliaj, i cili
u kërcënua dhe u largua nga qendra e
votimit. Kete e konfiron dhe Nazmi Ferizaj, nje
tjeter socialist qe ishte i angazhuar ne keto
zgjdhje. Prokuroria nisi hetimin per ngjarjen
e rëndë. Të paktën tre shkresa
zyrtare i janë drejtuar nga prokuroria kryetarit
të KQZ-së Arben Ristani dhe nënkryetares
Dëshira Subashi për t´i vënë
në dispozicion të saj, për llogari
të hetimit, të materialeve zgjedhore
të kësaj qendre. Sipas Kodit Zgjedhor,
nuk janë as më pak dhe as më shumë,
por listat e zgjedhësve të regjistruar
në 28 qershor për të votuar, fletët
e votimit, të përdorura dhe të
papërdorura dhe kancelari të ndryshme.
Ndërsa në kutitë e votimit, po
sipas Kodit Zgjedhor, ndodhet procesverbali i
rezultatit dhe fletët e votimit të hedhura
në kuti nga votuesit. Dhe ka mjaftuar vetëm
kjo kuti, që hetimi i prokurorisë të
merrte një drejtim krejt tjetër dhe
ndoshta të paparashikuar.
Një kontroll
fare i thjeshtë në sistemin TIMS (verifikon
hyrje-daljet e shtetasve në Republikën
e Shqipërisë), jep të dhënën
e parë: kanë marrë pjesë në
votim rreth 80 qytetarë të regjistruar
në fshatin Ruzhdie, të cilët në
datën 28 qershor 2009 ndodheshin jashtë
shtetit.
Pra, të
paktën 80 vota të fallsifikuara. Por
ka dhe më shumë. Ka edhe më keq.
Firmat e “votuesve” të supozuar,
që gjykuar nga rezultati përfundimtar
kanë qenë votues të Partisë
Demokratike, janë të fallsifikuara.
Dhe këtu hyn në lojë laboratori
qëndror i kriminalistikës. Prokuroria
ka kërkuar dhe ekspertim ligjor të firmave
të hedhura në listën e votuesve.
Përfundimi ishte ngjethës: autorët
e vërtetë të atyre firmave në
listën e votuesve ishin vetë komisionerët
e Partisë Demokratike.
Nderkohe deklarat
e Pellumb Myrtarj koms9neërit te PD qe ehste
marr I pandehur perpiqet te fsheh te verteten.
Myrtaj ehste eprsoni qe ka dhunuar dy dit eme
pare nje socailst nga fshati Ruzdije qe guizoi
te dneonconte ngajrjen. Elementi i tretë
janë mospërputhjet e shumta të
numrave serialë të dokumenteve të
identifikimit, pasaporta apo karta identiteti,
që janë përdorur në listën
e votuesve. Vetëm një sasi fare e vogël
në numrin e votuesve, kanë përputhje,
kurse të tjerat janë thjesht inekzistente.
Ne fund prokuria
ka vendosur te mar rte pandehur komisneret e PD
qe kane manipuluar procesin. Ja se cthuhet ne
konkluzinet e prokrurise AKT 829. Si
perfundim shihet qart se ne kete qender votimi
ehste bere nej amasker e vertet elektrale dhe
mundësia e vetme per te hetuar eshte pikërisht
hapja e materialeve zgjedhore verifkimi I prsonave
qe kane votuar dhe verifkimi I votave reale qe
gjenden aty. Ne shume qendra votimi te shqiperise
ka pasur kontestime gjate procesit, te cilat nuk
jane marr parasysh dhe si rrjedhim askush nuk
di te thote realisht se çfarë ka ndodhur.
Dokumentet autentike te heitmit te Ruzgijes provojne
se procsi duhet hetuar I teri, dhe duhet krijuar
precedenti I ndehskimit penal ndja atyre qe kane
shkelur ligjin. Kjo ehste rruga qe njerezit te
besojn se vota e tyre numurohet dhe vullenti I
tyre poltik respektohet.
|