NIS
SHQYRTIMI I DRAFTEVE TE PS-se
Amendamentet qe kane ne dore krizen
Komisioni Parlamentar i Ligjeve nis shqyrtimin
e dy iniciativave ligjore të opozites, qe
parashikojne transparencën e plotë të
zgjedhjeve të 28 qershorit. Në mbledhje,
kane marre pjese per here te pare edhe të
gjithë deputetët e opozitës anëtarë
të Komisionit të Ligjeve. Socialisti
Damian Gjiknuri, argumentoi përmbajten dhe
nevojën e miratimit të dy nismave ligjore,
ndersa relatori i drafteve,u caktua Sajmir Tahiri.
Deputeti Gjiknuri argumentoi se, miratimi i drafteve
të Selise roze zgjidh përfundimisht
krizën, pa ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
Por ende pa nisur
shqyrtimi konkret i 2 nismave ligjore, maxhoranca
ka mbrojtur qëndrimin e meparshem, se parlamenti
nuk mund të hetojë cështje, per
te cilat eshte shprehur gjykata me vendim. Sipas
anetarit demokrat te komisionit te ligjeve, eduard
halimi, hetimi i zgjedhjeve dhe materialeve zgjedhore
mund te kryhet vetem nga organi i prokurorise.
Nderkohe shefi I mazhorances,Berisha pergjate
mbledhjes se grupit parlamentar,kerkoi qe puna
e komisionit te ligjeve te dominohet nga fryma
e konsensusit,duke ia lene ne kete menyre ketij
komisioni faturen e ndonje deshtimi te mundshem…
Partia Socialiste
e zhvendosi aksionin politik per transparence
te zgjedhjeve, nga protestat popullore ne sallen
e parlamentit. Pas rreth 6 muajsh bojkot, te majtet
u ri-kthyen me 25 shkurt ne kuvend, duke ofruar
si zgjidhje per krizen, 2 nisma ligjore të
lidhura me hetimin e pakufizuar te zgjedhjeve
të 28 qershorit. Ne projektin e pare, draftuar
ne 6 nene, propozohen disa ndryshime ne ligjin
per funksionimin e komisioneve hetimore. Në
relacionin shoqerues, Partia Socialiste sakteson,
se nuk kerkon te përmbysë rezultatin
përfundimtar dhe as shfuqizimin e zgjedhjeve.
Ne nenin 4 percaktohet ne menyre te detajuar,
se organet jane te detyruara te japin gjithe dokumentacionin
e nevojshem, brenda 7 ditesh nga marrja e kerkeses.
Por hetimet per
zgjedhjet, nuk mund te behen me vone se 6 muaj,
nga shpallja e rezultatit per zgjedhjet e pergjithshme,
dhe jo me vone se 3 muaj per zgjedhjet vendore.
Në çdo rast, veprimtaria e komisionit
hetimor do të konsiderohet e përfunduar
në kufirin e 24 muajve, që paraprijnë
ditën e mbarimit të mandatit të
Kuvendit apo të organeve të qeverisjes
vendore. Ndersa per zgjedhjet e 28 qershorit,
eshte parashikuar nje dispozite kalimtare. Sipas
saj, afati i paraqitjes së kërkesës
per dokumentacion, fillon nga data e hyrjes në
fuqi të këtij ligji. Komisioni hetimor,
bashkë me raportin përfundimtar i paraqet
Kuvendit edhe rekomandime lidhur me ndryshime
të mundshme ligjore, për të parandaluar
përsëritjen në të ardhmen
të fenomeneve negative, për shoqërinë
e shtetin dhe kur çmohet, marrja e masave
të mëtejshme nga organi i prokurorisë.
Ne draftin
e dyte, qe permban 8 nene, selia roze propozon
ngritjen e një komisioni parlamentar të
posaçëm me 15 anetare, të kryesuar
dhe me shumicë nga opozita, që do të
hetojë mbi dyshimet per shkeljet e ligjeve
qe rregullojnë procesin zgjedhor, parregullsitë
në procesin e numërimit, shpërdorimin
e pasurive publike dhe angazhimin e detyruar të
punonjësve te administratës publike
për fushatat zgjedhore. Objekti i hetimit
sipas ketij projektligji, eshte i pakufizuar,
persa i perket natyres se materialeve zgjedhore,
duke perfshire edhe fletet e votimit nen administrimin
e KQZ. PS-ja, përmes draftit, propozon qartazi,
se kur eshte nevoja per hetim zgjedhor, lejohet
hapja e një ose disa kutive të votimit
dhe rinumërimi i tyre.
|