VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 

KOSOVA, STRATEGJIA PER INTEGRIM
Pro dhe kunder planit “Thaci” per Veriun



Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi te enjten në mbrëmje një deklaratë për zbatimin e Kushtetutës në te gjithe territorin e Kosovës.

Kjo eshte nje tjeter perpjekje e qeverise per te rikonfirmuar pacenueshmërinë e kufijve të pranuar. Gjithashtu, Kuvendi shprehu përkushtimin për të siguruar, se të gjithë shtetasit e Kosovës, gëzojnë përfaqësim demokratik në pushtetin qendror dhe lokal. Organi ligjvenes kosovar, ritheksoi nëpërmjet deklarates, vullnetin per vetëqeverisje lokale dhe decentralizim, ne baze te propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës. Nismetare te kesaj deklarate, ishin opozitaret e Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Nexhat Daci tha, se tashmë është momenti, kur institucionet e Kosovës, duhet ta thonë fjalën e vet, në lidhje me zbatimin e Kushtetutës, në gjithë territorin e vendit. Kreu i LDD-se, shprehu shqetesimin, se Kosova po zvogëlohet persa I perket aspektit territorial.

Në emër të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi prezantoi planet e për shtrirjen e pushtetit në veri, përmes zbatimit të strategjisë për integrimin e kësaj pjese, duke synuar dhenien fund te kaosit 10 vjecar.
Strategjia e qeverise se kosoves për veriun, është e bazuar në katër drejtime kryesore.

Ambasadori i shteteve te bashkuara te amerikes, Kristofer Dell, gjate vizites ne 6 komunat me shumice serbe ne veri tha, se implementimi i ketij programi, do te vertetoje, se ne kosove funksionon demoracia, pasi ne thelb te saj, qendron respektimi i pakicave etnike ne vend.
Plani per veriun e kosoves i cili mbikqyret nga perfaqesuesi civil nderkombetar, ka rendesi jetike per shtetin e ri dhe te pavarur te kosoves.

Megjithe zerat pro dhe kunder,nje gje mbetet e qarte: Integrimi I veriut te vendit,do te jete edhe test per veteqeverisjen e shtetit me te ri ne Europe.

 

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008