KRIZA
GREKE, NDIKIM NE SHQIPERI
Vendi yne i ekspozuar ndaj efektit zinxhir
Kriza financiare
ne shtetin fqinj, greqi, po merr permasa alarmante
te paparashikuara. Një ditë pasi qeveria
deklaroi për masat e reja shtrënguese,
me qëllim uljen e defiçitit buxhetor
të vendit, rreth 300 manifestues bllokuan
hyrjen e godinës se ministrisë së
Financave per te kundershtuar keto masa,duke mundur
madje edhe te futen ne godine…
Kabineti grek
miratoi shkurtime të tjera buxhetore me vlerë
6.5 miliardë dollarë për të
ulur deficitin e madh të vendit. Masat e
reja parashikojnë rritje të taksës
së shitjes në masën 2 %, ngrirjen
e pensioneve dhe shkurtime të tjera pagash
për punonjësit e sektorit publik.
Kryeministri
Papandreu e krahasoi situatën, me nje gjendje
lufte. Ai shtoi se Greqisë i duhej të
shmange falimentimin- skenarin në të
cilin ,shteti nuk do të ishte në gjendje
të paguante rrogat dhe pensionet. Në
Bruksel, presidenti i Komisionit Europian, Barroso
tha se kriza e tanishme financiare është
më e rëndë, se sa mendohej. Greqia
ka nevojë të marrë hua për
të shlyer borxhin e saj në rritje, por
kriza financiare i ka shqetësuar bankat,
të cilat e kanë bërë më
të shtrenjtë huanë për Greqinë.
Por pavaresisht
kesaj panorame te zymte ne ekonomine e vendit
fqinj, Ministria jone e Financave dhe ekspertët
e qeverisë nuk kanë bërë publike
asnjë mase per zbutjen e pasojave te kësaj
krize në Shqipëri.
Rreth 700 mije emigrante shqiptarë që
jetojnë e punojne në Greqi, rrezikojne
të humbasin vendet e punës, duke ndikuar
drejtperdrejt ne mbylljen e nje prej burimeve
me jetike per ekonomine tone,sic jane te ardhurat
e emigranteve.
Guvernatori i
Bankes se Shqiperise, ishte nder te vetmit zyrtare
te larte te shtetit qe beri thirje per kujdes
me shpenzimet publike, pasi ekonomia shqiptare
po ndjen efektet e krizes ekonomike globale.
Fullani deklaroi
se Banka e Shqiperise do te mbaje te pandryshuar
normen baze te interist ne masen 5.25%, ndersa
inflacioni ka tendenca ne rritje. Kreu i Bankes
se Shqiperise pohoi, se kriza greke pritet te
jape efektet e saj edhe ne ekonomine tone.
Si te mos
mjaftonte ndikimi I krize greke ne ekonomine e
brishte shqiptare,opozita ngre alarmin edhe te
probleme te brendshme te shkaktuara nga keqmenaxhimi
I qeverise Berisha,dhe kembengulja e mazhorances
per stabilitet ekonomik ne vend…
faqja
pasardhese...
|