OPOZITA
SYNON RRËZIMIN E BERISHËS,
Maxhoranca rikthehet te “koncertet e majit”
Te pakten per 2 dite
qendra e kryeqytetit pritet te jete e bllokuar
dhe e tejmbushur me njerez duke paralizuar trafikun
e mjeteve edhe ne zonat perrreth saj. Perkrahes
te 2 kampeve kryesore politike ne vend, do te
zene vend ne gjithe bulevardin deshmoret e kombit,
dhe me tej ne sheshin nene tereza.
Opozita synon te nise nje aksion te forte politik
per largimin e qeverise, ndersa maxhoranca kunder-pergjigjet
me nje anti-miting feste,madje duke rikthyer per
te gjithe nostalgjiket e shiperise moniste,ato
qe njiheshin si koncertet e majit.
Te paret qe do te zene vend ne bulevard jane socialistet
dhe aleatet e tyre te majte e te djathte. Burime
nga selia roze thone se eshte parashikuar nje
tubim më i madh se ai i 20 nentorit, kjo
nisur nga numri i mbeshtetesve qe raportojne seksionet
e partise. Ne protesten qe nis ne oren 18 te dites
se premte, eshte lajmeruar pjesemarrja e perfaqesive
nga cdo qark, ndersa peshen kryesore do ta zene
kryeqytetasit.
Aleatët e PS, kanë qenë më
të prerë kur kanë pohuar se ndërprejrja
e kësaj proteste do të behet vetëm
atëherë kur të hapen kutitë
ose zgjedhja e vetme për qeverinë do
të jetë largimi i saj dhe zgjedhje të
parakohshme.
Një ditë përpara protestës,
Edi Rama ka vijuar shpërndarjen e ftesave
derë më derë për banorët
e kryeqytetit. Ai ka pohuar se e gjitha do të
jetë një rezistencë për shtrejtimin
e jetesës dhe koston e papërballueshme
të cmimeve.
Tubimi do te nise nga sheshi skenderbej me nje
marshim drejt tribunes qendrore te improvizuar,
qe ngrihet perballe kryeministrise. Ky eshte kufiri
i shtrirjes se tubuesve te majte, nga ministria
e brendshme deri ne kete pike. Organizatoret kane
parashikuar qendrimin e protestueve te pakten
24 ore ne bulevard.
Dhe pikerisht te shtunen, ne oren 12 nis tubimi
i mazhorances e cila e ka konceptuar daljen ne
shesh, si nje mbeshtetje per reformat e qeverise.
Organizatoret thone se vec nje koncerti festiv
do te kete edhe fjale pershendetese te krereve
te mazhorances. Per here te pare PD-ja do te detyrohet
te tradhetoje sheshin skenderbej, ku po kryhen
punime.
Spartak Ngjela, duke komentuar antimitingun e
demokrateve në 1 maj, I ka kujtuar Berishes
se vetem komunistet festojne ne diten kur protestohet.
Kjo vendosje e mijera kundershtareve politike
kaq prane ne bulevard, ka ngjallur shqetesim tek
rradhet e policise. Ketu shtohet edhe nje proteste
aktive e minatoreve kunder qeverise, qe mund te
turbulloje qetesine ne mesditen e 1 majit.
Vete kreu i bluve te tiranes tonin vocaj me nje
grup specialistesh, qe nga e marta po detajojne
nje plan reagues ndaj cdo incidenti te mundshem.
Se pari policia eshte angazhuar ne shtimin e elementeve
te sigurise ne institucionin e kryeministrise.
Vec kesaj jane planifikuar mbi 300 forca shtese
qe do te rrine larg syrit te protestuesve, por
te gatshem per te nderhyre,nese do ta kerkoje
situata. Ndersa mes rradheve te protestuesve,
do levizin agjente civile, per te raportuar burime
te trazirave te mundshme.
|