VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 

BERISHA DHUNË E GJOBA MEDIAS
Gjithçka për t’i mbyllur gojën kritikëve

Kryeministri Sali Berisha ka nisur një fushatë diferencuese në median shqiptare, duke gjobitur ose kërcënuar me gjoba disa grupe mediatike kritike me qeverinë. Në krye të listes qëndrojne tri gazeta kritike me qeverinë, gazeta Shekulli, gazeta tema dhe gazeta korrieri, të cilat së bashku janë gjobitur mbi 1 milione euro.
Qeveria ndërkohe duket se ështe përfshirë në një betejë sistematike për nënshtrimin dhe të medias më të rëndësishme televizive në vend, si Top Chanel, Vizion Plus apo News 24. Përmes presioneve të rendomta për kontratat e ndërtesave ku zhvillojnë aktivtetin, apo përmes ndërhyrjeve klienteliste mes ortakëve të këtyre kompanive, qeveria ia ka arritur të siguroje shpesh herë një lloj konformizimi apo dhe diktim të politikes editoriale dhe stafeve të këtyre stacioneve televizive.
Faktori Plus,qei i referohet një raporti të fundit të Forumit Shqiptar për Mediat e Lira, veren, se situata në median e shkruar kritike me qeverine,eshte bërë më shumë se shqetësuese. E para që u gjend në listën e gjobave anromale nga qeveria, ishte shoqeria, që botonte gazetën tema. Një grup kontrolli i urdhëruar në fund të dhjetorit, vendosi një detyrim prej rreth 200 mije euro. Edhe pse nuk ka egzistuar një manual për kontrollin e gazetave, kërkesat e tatimoreve, të cilët komunikonin gjithe kohen online me drejtues të larte të shtetit shqiptar gjatë kontrollit, ishin të paarsyeshme dhe të jashteligjshme. Pas ish-kompanisë që ka botuar gazetën tema, sulmi vazhdoi tek shoqeria që e printonte kete te perditshme,kontrolli ndaj së cilës, ende nuk ka mbaruar. Forumi Shqiptar për Mediat e Lira, mori përgjigje shfaqjesimi nga disa zyrtare tatimesh, të cilët thanë në konfidencë, se për cdo kontroll mbi këtë gazetë ata raportojne direkt tek Ministri i Financave Ritvan Bode dhe një stukture e dyshimte politike brenda këtij sistemi, drejtuar nga Gjeneral Agim Shehu, një ish oficer i Sigurimit të Shtetit, që ka luajtur një rol regresiv në demokracine shqiptarë pas viteve 90-të.
Në këto kushte gazeta tema, ka këkruar falimentimin e kompanisë dhe ka ndërprerë printimin e saj. Pas kesaj represioni i kryeministrit Berisha ështe shtuar, duke shkuar deri në gjoba personale, dhe veprime arbitrare antiligjore, duke shkarkuar nga puna dhe pjesetarë të familjes së botuesit të gazetës. Sulmet ndaj gazetes, pasuan nxjerrjen e saj me dhunë nga redaksia, ku kishte investuar mbi 400 mij euro ,edhe pse një vendim gjykate, e ndalonte qeverinë të vepronte në këtë mënyrë. Qeveria ende, nuk ka dëmshëprblyer asnjë euro nga investimi i bërë, ndërkohë që ka shkaterruar pasuritë e saj dhe ka mbajtur peng dokumentacionin dhe gjithcka tjetër në mënyrë arbitrare.
Kryeministri Berisha po ashtu ka inkurajuar hapur sulmin mbi botuesin e gazetës tema, duke i dhene hapur mbështetje publike, biznesnenit Rezart taci, pas sulmit të tij mbi disa gazetarë.
Më pas sulmi vazhdoi mbi gazetën Korrieri, botuesit e se cilës Dulaku dhe Leskaj, u etiketuan publikisht nga kryeministri Berisha në muajin Dhejtor 2009, pas mitngut të opozitës në Sheshin Skënderbej.
Kontrolli tërësisht arbitrar ka gjobitur këtë gazetë me një detyrim që shkon mbi 300 mije dollarë, duke mos pasur asnjë mbështetje ligjore në arsyetimin e tyre.
Kontrolli ndërkohë ka nisur dhe në kompanitë e tjera të biznesve të grupit Dulaku, disa prej të cilave, janë ndaluar nga Gjykata e Tiranës, për shkak të mungesës së bazës ligjore në këto kontrolle.
Biznesemeni Dulaku, ështe ne një proces gjyqësor me kryeministrin Sali berisha në Gjykaten e Larte per shpifje ndaj personit të tij, por zoti Berisha, po mbrohet me imunitet ndaj këtyre akzuave, edhe pse vete ka deklaruar ,se nuk do ta përdore në asnjë rast imunitetin.

faqja pasardhese...

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008