VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 
PROVAT E MANIPULIMIT
Faktori Plus zbulon vjedhjen e votave


Hetimi paraprak përmes regjistrimeve problematike i siguruar prej kamerave vëzhguese në qëndrat e votmit, përmbys rezultatin për shumicën e shpallur në parlamentin shqiptar. Faktor Plus bashkepunoi me një grup ekspertësh,që po hetojnë regjistrimin prej kamerave te KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse. Nëse merret mesatarja e manipulimit në favor të PD-se në KZAZ nr 40, që I përket qytetit të Shkodrës dhe që është KZAZ me pak e manipuluar, rezulton që PD të ketë shtuar në gjithë Qarkun e Shkodres rreth 9 mije vota në favor të saj, pra nje deputet. Nëse marrim KZAZ të tjera, si ajo 42, që i I përket periferisë apo zonës së Pukës dhe e konsiderojmë si mesatare, atëhere shifra mund të jetë mbi 12 mije vota.
Por le ti shikojmë konrketisht disa rezultate…

Në qendrën e Votimit nr 0255, në Shkodër sipas procesverbalit të dorezuar në KQZ, PD-ja ka marre 327 vota, kurse sipas numerimit, që ne I bëmë nga kamera, ajo ka marre 273 vota, pra ka një shtesë prej 54 votash në favor të PD.

Po në këtë qendër votimi Partia Republikane, sipas procesverbalit ka 26 vota, por sipas numerimit tonë ka 14 vota. Pra I bie që PR-se, I janë shtuar 12 vota.
Interesante është, se I janë shtuar dhe Partisë Socialiste 6 vota, pasi në proceverbal ka 162 kurse realisht ka 156 vota. Pra socialstëve u kanë dhënë sa gjysma e Fatmir Mediut.
Por më I dëmtuari në këtë qendër votimi del Nikoll Lesi, partisë se të cilit I kanë hequr 16 vota. Në proceverbal ai figuron me 3 vota, ndërkohe që nga numerimi ynë, ai ka marre 19 vota.

Nëse këto shifra I marim si maksimumin e manipulimit, atëhere I bie që Partia Demokratike në Shkodër, nëse ka shtuar nga 54 flete në cdo qendër, mund të ketë shtuar teorikisht rreth 20 mije vota. Por nga llogaritë për gjithë KZAZ-te del, se mesatarisht PD ka shtuar rreth 25 vota për qendër votimi cka e con në gati 9 mije vota të vjedhura prej saj në një qark, shifër kjo e mjaftueshme për ti hequr PD-se një deputet . Ky deputet mund të kaloje në favor të PS ose LZHK-se.

Një tjetër proceverbal është ai qendrës nr 0294. Në këtë qendër sipas procevrbalit të dorezuar në KQZ , PD ka marre 246 vota, ndërsa nga numerimi ynë ka marrë 196, vota duke shtuar pra 50 vota. Po ashtu Partia Republikane ka shtuar nga 9 në 15 vota. faqja pasardhese...

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008