PE
DISKUTON ÇËSHTJEN E VIZAVE,
Vetëm 1 nga 4 blloqet është përmbushur
Parlamenti Europian
zhvilloi pasditen e sotme seancën e diskutimeve
per te analizuar ecurine e procesit te liberalizimit
të vizave për Shqipërinë dhe
Bosnjen hercegovinen.
Komisioni për të Drejtat Civile dhe
Cështjet e Brendshme në PE analizoi
raportin prej 44 faqesh, qe ishte hartuar nga
Komisioni Europian mbi plotësimin apo mos-plotesimin
e udhërrëfyesit që do të cojë
në heqjen e vizave për shqiptarët
dhe boshnjakët.
Sipas raportit prej 44 faqesh, vihet në dukje
se Shqipëria ka përmbushur një
nga katër blloqet e Udhërrëfyesit,
ndërsa 3 të tjerët janë plotësuar
pjesërisht.
Për këtë arsye, u kërkua zbatimi
me efikasitet i një sërë ligjesh
dhe strategjive te caktuara.
Nderkohe qe Bosnja ka përparuar duke shenuar
progres në tre nga 4 blloqet e udhërrëfyesit.
PE vëren se një pjesë e mirë
e kuadrit ligjor është miratuar vetëm
në 3 mujorin e parë të këtij
viti, megjithëse kriteret përcaktoheshin
qartë që në 4 qershor 2008, kur
u dorëzua Udhërrëfyesi për
heqjen e regjimit të vizave me vendet e hapësirës
"Shengen".
Komisioni per ceshtjet e brendshme ne parlametin
europian, theksoi se disa ligje jane miratuar
vetem ne 2 muajt e fundit, si ligji anti-diskriminim,
apo ligji për planin e aksionit ndaj korrupsionit
miratuar.
Gjjithashtu, edhe ligji anti-mafia i miratuar
në dhjetor të vitit 2009, ndërsa
hyri në fuqi vetëm në janar të
këtij viti.
Po kështu, edhe ligji mbi planin e aksionit
kundër drogës u miratua në mars
2010 si dhe ligji i ri për bashkëpunimin
gjyqësor me autoritetet e huaja për
çështje kriminale u miratua në
dhjetor 2009 dhe hyri në fuqi në shkurt
të 2010-ës.
Periudha kohore kur janë miratuar dhe kanë
hyrë në fuqi këto ligje përkon
me bojkotin gjashtë mujor të opozitës,
që do të thotë se mosprania e saj
në Parlament për të qenë pjesë
e miratimit të këtyre ligjeve nuk ka
qenë aspak problem për mazhorancën,
e cila i ka miratuar vetëm me votat e saj.
Ne mbledhjen e mbajtur pasdite, komisioni theksoi
gjithashtu se mos-prezenca e opozitës në
sallën e Kuvendit, ka përcjellë
një mesazh jo fort të këndshëm
për Brukselin, pasi apeli i institucioneve
ndërkombëtare ka qenë për
një bashkëpunim të thellë
mes forcave politike.
Gjithesesi opinioni i brukselit per heqjen e vizave
per shqiperine brenda nje kohe te shkurter mbetet
spektik.
Perkunder zerave te perditshem qe vijne nga Brukseli
se Shqiperia eshte mbrapa Bosnje Hercegovines
ne plotesimin e kritereve per liberalizimin e
vizave, ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi
gjate nje raporti ne komisionin e sigurise kombetare
se shqiperia eshte ne krye te vendeve te rajonit
dhe se pret mendim pozitiv nga komisioni europian.
Ne te njejten linje u shpreh dhe Ministri i Jashtem
Ilir Meta, i cili drejton edhe Levizjen Socialiste
per Integrim.
Por opozita e vlereson kete qendrim te ministrave
pergjegjes per levizjen e lire si nje optimizem
te tepruar qe shkon edhe pertej pritshmerise se
vete kryeministrit Berisha.
Nese vendimi per liberalizimin e vizave vonon
edhe per disa muaj, qeveria vijon te shohe pergjegjesine
tek opozita, ndersa kjo e fundit ka gjithashtu
pergjigjen e saj.
|