AVENTURA
KOSOVARE ME RRUGËN,
Nis puna pa gjetur 654 mln euro të financimit
Me nje shperthim
simbolik kane nisur zyrtarisht punimet per ndertimin
e autostrades, “Vermice-Merdare, vazhdim
i segmentit “Durres-Morine”. Ne ceremoni
ka marre pjese edhe kryeministri i Shqiperise,
Sali Berisha, perkrah homologut te tij kosovar
Thaci dhe personaliteteve te tjera. Ne fjalen
e tij ne perurimin e kesaj rruge, kreu u qeverise
se kosoves e cilesoi ndertimin e autostrades si
projektin me te madhe per kosoven ne dy vjet si
shtet i pavarur dhe sovran. Ndersa ka shmangur
komentet per fatin e rruges durres-kukes, kryeministri
Berisha e cilesoi ndertimin e ketij segmenti si
nje projekt historik per kosoven dhe mbare kombin
shqiptar. Urimet per fillimin e kesaj rruge jane
percjelle edhe nga presidenti i kosoves fatmir
sejdiu si dhe ambasadori i shteteve te bashkuara
te amerikes, kristofer dell. Punimet per segmentin
rrugor nga kufiri me Shqiperine deri ne Serbi,
qe do te ndertohet nga konsurciumi amerikano-turk,
Bektel-Enka kapin shifren e rreth 700 milione
eurosh.
Por a e disponon qeveria kosovare nje shifer te
tille?
Sipas te dhenave zyrtare, qeveria e Kosovës
ka siguruar vetëm 46 milionë euro para
të gatshme për fillimin e punimeve të
autostradës së Kosovës, qe i thone
15 here me pak se vlera e kerkuar. Autostrada
e Kosovës që lidhet me atë të
Shqipërisë, thuhet se do të kushtojë
mbi 700 milionë euro, sepse akoma nuk ka
një projekt të finalizuar, me të
cilin do të dihej saktë se sa do të
kushtojë ndërtimi i saj. Autostrada
do të ndërtohet segment pas segmenti,
pasi Kosova nuk e ka shumën e mjaftueshme
të parave për ta ndërtuar atë.
Burime zyrtare konfirmojne se qeveria e Kosovës
ka planifikuar tre forma të financimit për
ndërtimin e autostradës. Kostoja financiare
për ndërtimin e rruges pritet të
mbulohet nga tri burime. E para, nga buxheti i
Kosovës. E dyta, pjesa me e madhe e këtij
projekti, nga procesi i privatizimit dhe koncesionimit
të ndërmarrjeve të mëdha të
Kosovës, si posta, aeroporti dhe distribucioni
i KEK. Dhe në fund, kur të shihet se
sa janë hyrjet nga buxheti dhe nga privatizimi
i këtyre ndërmarrjeve, do të kërkohet
ndonjë kredi e butë, e cila do të
merret nga institucionet ndërkombëtare
financiare. Aktualisht, te dhenat zyrtare flasin
per dy segmentet e para, te cilat kushtojne perkatesisht
100 dhe 120 milione euro.
Pas dyshimeve te forta per suksesin e projektit
te rruges vermice-merdare ne kosove, te ngritura
ne nje analize te Dojce veles, edhe analiste vendas
shprehen skeptike per fundin e kesaj vepre. Halil
matoshi pohon se projekti i njohur edhe si rruga
e kombit, ka 2 probleme serioze: mungesen e fondeve
dhe te projektit final.
Autostrada me nje gjatesi 117 kilometra, nga kufiri
me Shqipërinë në Morinë deri
në afërsi të kufirit me Serbinë,
në Merdare, vleresohet nga rrjeti i njohur,
si nje projekt teper i shtrenjte per kosoven.
Sipas tyre vetem per kete vit, kompania ka kerkuar
80 milione euro, pa perfshire TVSh-ne.
Edhe pse eshte inaguruar para 10 muajsh austotrada
durres kukes ehste jashte funskionit, per shkak
te shembjene ne tunelin kalimash thirre. Prej
6 muajsh autoritetet bllokuan kalimin ne tunel,
per ceshtje sigurie duke detyruar udhetaret ti
kthehen rruges se vjeter qe mban 7 ore deri ne
tirane.
Pikerisht ketu eshte devijimi ku makinat duhet
te futeshin ne Tunelin e Kaliamshit. Por prej
muajsh ato qarkullojne ne rrugen e vjeter nga
Qafa e Malit. nderkohe qe shoferet me te guximshem
per te shmangur oret e gjata te udhetimit kalojne
ne nje shteg te improvizuar mbi tunelin e kalimashit.
Firma ndertuese Bcthel Enka si dhe kinistria e
transporteve kane dekalruar se tuneli do te hapet
me 15 maj. Por supervizore te punimeve jashte
kameres pohojne se ky afat mund te shtyhet deri
ne fund te muajit.
Sipas specialsiteve do te hapet vetem njera galeri,
pasi tjetra nuk pritet te jete gati para vjeshtes.
Punimet ne vepren e inaguruar me urgjence para
zgjedhjeve te qershorit kane mbetur pezull jo
vetem ne Tunel, por dhe ne segmente te tjera sic
eshte ai ne hyrje te qytetit te Kukesit deri ne
Kolsh. Ne tabela, afati i përfundimit te
punimeve ka kaluar prej muajsh. Shembje te pjesshme
ka pasur edhe ne segmentin Rreshen-Thirre, pjese
e kësaj autostrade.
|