VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 

DENONCIMI I NJË PRINDI,
Fëmija ishte në listen e atyre me probleme mendore

Nje histori e rende ka pushtuar faqet e medias shqiptare kete jave. Shkrimtari i njohur ne Gjirokaster Virion Graci ka denoncuar autoritetet arsmiore te qytetit se jane perfshire ne nje skeme korruptive duke prodhuar lista fictive femijesh te semure me probleme mendore per perfitime personale, pa vene ne dijeni prinderit e tyre. Zoti Graci e beri publik shqetesimin e tij pasi ndeshi ne heshtjen dhe rezistence e autoritetve locale ne Gjirokaster. Ja rrefimi i tij per median shqiptare.
“Po ju rrëfej pjesën time në një histori me shumë viktima dhe me tre-katër autorë ideatorë, realizues, përgjegjës dhe përfitues. Im bir gjashtëvjeçar ka gëzuar dhe gëzon shëndet të plotë mendor, zhvillim e bukuri të pazakonshme fizike, pra dhuratë e çmuar e trashëgimisë gjenetike dhe e bujarisë së Zotit.
Megjithatë, im bir, prej tre vitesh që ishte në kopshtin publik "Cicërimat", në listat e Vasil Mukës (deri para dy muajsh drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore), hartuar në bashkëpunim me drejtoreshën Tefta Zhulla, me psikologen Anila Caca, figuron te lista fiktive e ... fëmijëve me të meta mendore. (!!)
Këto lista, (top sekret prindërve), janë për projekte me përfitime të majme për aplikuesit, mbështetur financiarisht nga fondacione bamirësie dhe donatorë të ndryshëm.
Rastësisht e mësova këtë prapaskenë të pistë: nuk mu besua. Takoj si çdo ditë drejtoreshë Teftën, mohoi, gënjeu, aludoi emra njerëzish me pushtet në Tiranë, për të më zmbrapsur, me sa duket, për të më demoralizuar. Këmbëngula me ditë të tëra. E vërteta doli: u ballafaquam me drejtorin aktual të Drejtorisë Arsimore Rajonale, z. Arian Pano, dhe me edukatoret e djalit.
Pyet drejtori: cila ka qenë gjendja mendore, emocionale dhe fizike e Ardian Graçit? Fjalët e Teftës: E shkëlqyer. Pyes unë: Pse e ke vënë prej tre vjetësh në ato lista? Tefta: me urdhër të Anila Cacës.
Cila është kjo Anila? - Psikologe pranë drejtorit Muka. - Pse nuk më ke njoftuar asnjëherë, për asgjë nga këto? Pse? Pse? Acarohet debati. Unë bëj kallëzimet e duhura në prokurori. E gjer sa drejtësia ta thotë fjalën e saj me drejtësi (nëse...nëse e thotë ashtu...) le të vazhdojmë.
U përpoqa fillimisht ta zgjidhja me urtësi këtë problem madhor, institucionalisht dhe me drejtësi, sigurisht, por pa zhurmë mediatike, pa jehona dhe deformime zanore, për arsyen se, le ta them hapur: të gjitha miqësitë dhe ndihmesat e mia politike kanë qenë djathtas, djathtas, djathtas.
Kështu e nisa me drejtorin e përgjithshëm aktual, na dëgjoi me vëmendje, u indinjua me drejtoreshën më tepër se unë, "veprime të llahtarshme", më tha kur zbrisnim duke dalë, "do t'ua tregoj unë vendin që tani".
Dhe një orë më vonë, thërret gjithë drejtoreshat e kopshteve dhe, zgërdhishëm, zgërdhishëm, zgërdhishëm i porosit: kujdes ore, këtej e tutje, me marifet, me marifet. Pra, një anekdotë më tepër.
Stafi i tij, drejtoreshat, psikologet, ortakëria, mbledhje të përditshme në kopshte, terror psikologjik me edukatoret, situata qe e patolerueshme, padrejtësia kish arritur kulmin, poshtërsia kish nxjerrë krye papritur: si e mori vesh babai i Ardianit, po babait të Katerinës kush mund t'i ketë thënë? Kërcënon Tefta: kush tregoi që unë i grisa dokumentet?
Kush! Dhe finalja: çdo gjë e kam bërë me urdhër nga lart, nuk më bën dot gjë askush, as ligji, as qeveria, as ju, as ata të tjerët...d.m.th., as ne, prindërit nuk mund t'i kërkojmë llogari... (!!)
Të dashur lexues. Ky është episodi më i freskët në ditarin tim. Jam vetëm njëri nga 20-25 prindërit gjirokastritë, prandaj mora mundimin të shkruaj, jam vetëm njëri prej tyre, prandaj dëshpërimin e kam të madh, dhimbjen, po ashtu.
Nuk e di çfarë ka ndodhur e po ndodh në qytete të tjera, me të tjerë drejtorë dhe drejtoresha të improvizuar prej kriteresh intime, informale. Të paktën sot kur shkruaj për tim bir dhe për moshatarët e tij, nuk ia lejoj dot vetes përgjithësimet, arsyetimet induktive, retorikën e kërkuar…

faqja pasardhese...

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008