KRIZA POLITIKE DREJT THELLIMIT
Alarm ndërkombëtar edhe për ligjin e SHISH
Bashkimi Evropian apelon edhe nje here qe politika shqiptare te zgjidhe krizen politike, madje kujton daten 18 mars, si kufirin fundor, qe do tu lehtesonte shqiptareve rrugen drejt integrimit. Mesazhi u percoll ne menyre te drejtperdrejte nga drejtori i pergjithshem per zgjerimin ne KE, Pierre Mirel, i cili tha se zgjidhja duhet te vije nga komisioni i ligjeve ku edhe po debatohen nismat ligjore te opozites per transperencen e votes se 28 qershorit.
“Marredheniet e Shqiperise me BE , nuk duhet te demtohen nga ngerci politik ne vend. Pozitive eshte se deputetet e PS jane kthyer ne parlament. Ne shpresojme qe komisioni i ligjeve, te kete nje rol konstruktiv dhe per kete te ndimoje dhe Kryetarja e Parlamentit. Ajo ka nje rol per zgjidhjen e ketij ngeci, i cili duhet te marre rruge me date 18 mars. Do te ishte e cuditshme sikur me 19 mars, kur Komisioneri per Zgjerimin te vizitoje Shqiperine, kjo ceshte te mos jete zgjidhur. Kompromisi politik eshte thelbesor per integrimin ne Bashkimin Evropian”,- tha Mirel.
Edhe ambasadori spanjoll Montobio, ne cilesine e perfaqesuesit diplomatik te vendit, qe mban presidencen e Unionit, u kerkoi forcave politike te gjejne gjuhen e dialogut per tre procese te rendesishme sic jane Stabilizim Asociimi, statusi i vendit kandidat dhe liberalizimi i vizave.
“E rendesishme eshte qe Bashkimi Europian shpreson qe mosmarreveshjet te mos zgjidhen vetem jashte, por dhe ne parlament. Duhej qe kjo mbledhje te ishte zhvilluar, duke kapercyer ngercin politik”,- tha Montobbio.
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, eshte mjaftuar te perserise se maxhoranca ka vullnet per zgjidhjen e krizes.
“Ju siguroj qe maxhoranca eshte gati te plotesoje te gjitha kerkesat e opozites sipas ligjit. Gjithashtu, kemi rene dakort t’i japim asaj, shumicen ne komisionin hetimor parlamentar. Maxhoranca ka ftuar opoziten te paraqese propozimet dhe per kodin zgjedhor”,- tha Bregu.
Por Vasilika Hysi, deputete e Partise Socialiste, thote se opozita nuk terhiqet nga hetimi i plote parlamentar i zgjedhjeve dhe tashme kete po kerkojne edhe nderkombetaret. faqja pasardhese...
|