VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 

VIZAT, SHUMICA KËRKON KONSENSUS
Tentohet legjitimimi i Kuvendit dhe zgjedhjeve

Ne kohen kur Unioni diskuton, se cdo te ndodhe me procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine e Bosnjen, si dy vendet e fundit qe mbeten pa perfituar nga heqja e ketij regjimi, Tirana zyrtare tenton ta fuse ne rruge institucionale, madje konsensuale kete proces. Kur kriza politika, qe do te thote nje minus ne kriterin politik, eshte ende e pazgjidhur per shkak te debatit mbi hetimin e kutive te votimit te 28 qershorit, dhe kushtet teknike jane shume te diskutueshme, maxhoranca ndermerr nismen e miratimit te nje rezolute ne parlament per heqjen e vizave.
Propozimet e draftit te shumices duken më shumë provokime ndaj opozitës, se sa një nisme që vlen për dicka tjetër. Qe ne piken e pare te rezolutes, demokratet deklarojne se te gjitha forcat politike te kuvendit mbeshtesin procesin, duke u munduar t’i veshin institucionit te kuvendit, te dale nga zgjedhjet me probleme te medha, nje petk legjitim. Me tej, renditen arritjet e ekzekutivit ne permbushjen e detyrimeve, ne kohen kur as politikisht dhe as teknikisht, qeveria shqiptare, nuk mundi te permbushe detyrimet, pasi edhe dokumentet identifikuese te shtetasve permbajne shume probleme.

Ne seancen e sotme ne kuvend, konfirmuan prezencen edhe deputetet socialiste, ndonese kishin deklaruar se do te merrnin pjese ne te vetem per hetimin e zgjedhjeve. Vendimi u mor dje unanimisht ne mbledhjen e grupit parlamentar te opozites. Mazhoranca ka akuzuar shpeshhere se opozita po perpiqet te bllokoje heqjen e vizave per shqiptaret, por si kunderpegjigje, qe zhvleresojne keto akuza, deputetet socialiste hyjne ne seancen e diskutimit te rezolutes, madje nga Strasburgu, ku ndodhet per takime zyrtare, Edi Rama u kerkoi aletateve te majte evropiane mbeshtetje per liberalizimin e vizave.

Pasi Parlamenti Evropian miratoi rezoluten, qe perfshinte ne procesin e afert te liberalizimit edhe Shqiperine e Bosnjen, perfaqesuesja e politikes se jashtme te Brukselit, Kethrin Eshton u shpreh se cdo veprim i unionit do te ndermerret ne baze te vleresimit te reformave.

“Heqja e vizave dhe tregtia e lire jane elemente te rendesishem ne duart e politikes evropiane per te cuar perpara reformat ne Ballkan. Bashkimi Evropian duhet te kembengule ne reforma te thella politike ne Ballkan. BE nuk mund t’i lejoje vetes te deshtoje ne politikat e saj per Ballkanin Perendimor. Prandaj edhe vemendja e Unionit per kete pjese te kontinentit eshte shume e madhe”,- tha Eshton.

Rregullorja e re e Parlamentit Evropian per levizjen e lire te qytetareve ne vendet shengen, votuar me 562 vota pro, 29 kundër dhe 51 abstenime, do të hyjë në fuqi më 5 prill të këtij viti. Rregullat e reja, synojnë të rrisin lëvizjen e lirë dhe nuk do të kenë elementë shtesë të sigurisë në porte apo aeroporte. Me legjislacionin e ri, një vizë “D” afatgjatë i mundëson shtetasit nga vendet jashtë BE-së, që të qëndrojë tre muaj brenda një periudhe 6 mujore në të njëjtat kushte, si një shtetas me leje qendrimi jashtë. Por Situata per liberalizmin e vizave per Shqiperine komplikohet edhe me shume, po te konsiderojme edhe alarmin e Brukselit, lidhur me numrin e madhe te azilkerkuesve ne shtetet shengen, qe vijne nga vendet qe perfituan heqjen e vizave ne fundin e vitit 2009.

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008