VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 

SKANDALI ME KARTAT E PASAPORTAT
Numri i identitetit gabim, sistemi në kaos

Numri i Identitetit, qe është elementi reformues në Kartat e identitetit të prodhuara së fundmi, rrezikon që në mijëra shtetas shqiptarë të jetë llogaritur gabim, sipas formulës, që ka miratuar qeveria shqiptare dhe kjo mund të na ccoje në një kaos të vërtetë me dokumentet e reja të identifikimit. Emisioni “Faktor Plus” ka investiguar mënyrën, sesi ndërtohet një numër identiteti, që gjendet ne letërnjoftimin elektronik dhe e ka krahasuar atë me shembuj konkretë. Përfundimi rezulton tronditës. Shumë qytetarë e kanë të llogaritur gabim numrin e identitetit. Nëse kjo do të ishte për të gjithë, do të qe më mirë, pasi do të bëhej fjalë për një gabim sistematik, që mund të cconte më lehtë në ndryshimin e ligjit. Kjo që ka ndodhur mund të hedhë në erë të gjithë sigurinë e Kartave të Identitetit.

Për ta kuptuar më mirë këtë situatë, Faktor Plus ka marrë dy Karta Identiteti, atë të drejtuesit të emisionit, Mero Baze, dhe Kartën e Identitetit të deputetit të opozitës Ilir Beqja, një njohës shumë i mirë i problemit.

Rezultati është shokues. Mero Baze e ka të llogaritur numrin e identitetit në rregull, ndërsa Ilir Beqja gabim.

Faktor Plus përpiqet të demonstrojë këtë.

Le të fillojmë me Kartën e Identitetit të shtetasit Ilir Beqja.

Në Regjistrin Elektronik Kombëtar të shtetasve, Ilir Beqja, i gjinisë mashkullore dhe i datëlindjes 18.02.1968 njihet si G80218157A. Ky është pra Numri i tij, i Identitetit. Ky numër shërben që Ilir Beqja të identifikohet në Regjistrin Kombëtar të shtetasve, pra të dallohet midis të tjerëve, por edhe të autentifikohet, me fjalë të tjera, asnjë person tjetër nuk mund të mbajë të njëjtin numër me shtetasin Ilir Beqja.

Numri i identifikimit të shqiptarëve, ka 10 elementë dhe ashtu si edhe të ngjashmit në vende të tjera, elementin e fundit, e ka element kontrolli.

faqja pasardhese...

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008