KRIZA
NE KAHJEN E BERISHES
Kryeministri qaset negativisht
HKryeministri
Sali berisha po perballet me presionet ne rritje
kombetare e nderkombetare, per te gjetur nje zgjidhje
per krizen politike, dhe per ti dhene fund shtremberimeve
te demokracise ne Shqiperi. Dje ne mesdite Komisioneri
per zgjerimin, Oli rehn, tha nga Brukseli, se
qeveria shqiptare, duhet te gjeje nje rrugedalje
per ngercin me opoziten.
Eurokomisioneri Rehn, që kishte artikuluar
i pari nevojën, që qeveria ta zgjidhë
krizën politike në vend, dje ishte më
i prerë dhe I drejtperdrejte në kërkesën
e tij. Ai nuk përmendi opozitën dhe
bojkotin në Kuvend, por tha, se mazhoranca
duhet të mundohet të zhbllokoje krizën,
pasi kjo pike eshte nje kriter për integrimin
e vendit. Rehn: “Për Shqipërinë
dhe sfidat e saj politike, unë besoj se qeveria
e re do të mundohet ta zgjidhë këtë
çështje, që është e
rëndësishme për kriterin politik
të Kopenhagenit dhe duhet parë si një
shans, për të rritur stabilitetin politik
e në këtë mënyrë evoluimin
e orientimit evropian të Shqipërisë”.
Edhe në Progres-Raportin e Komisionit Europian,
kriza politike në vend shihej, si shqetësuese
dhe kërkohej zgjidhje sa me e shpejte per
te.
Raporti i KE…
- MUNGESA E DIALOGUT POLITIK KA BERE QE TE BLLOKOHEN
REFORMAT E RENDESISHME PER INTEGRIMIN E VENDIT.
EDHE NE SEANCAT E FUNDIT PARLAMENTARE NUK MUNDEN
TE KALONIN LIGJE TE RENDESISHME PER SHKAK TE BOJKOTIT
TE PARLAMENTIT.
Shqetesim
per krizen politike ne vend shprehu dje dhe OSBE-ja,
ne raportin vjetor, qe ambasadori Bosh mbajti
ne vjene. Ai theksoi, se bojkoti I opozites, mund
te krijoje probleme per sigurine kombetare.
Raporti i Bosh… - Një parakusht për
suksesin kombëtar te ecurise se reformave
,ka për të qenë rivendosja e konsensusit
ndërpartiak për çështje
me rëndësi kombëtare,gje qe ka
ekzistuar deri në pranverën e vitit
2009. Duke pasur parasysh bojkotin aktual të
Kuvendit nga PS-ja, mënyra sesi do të
arrihet një konsensus i tillë, e për
më tepër, si do të ruhet ai me
kthimin e PS-së,përbën një
pikë diskutimi interesante. Perballe
kesaj situate emergjente, kryemsintri Sali berisha
ka nje pergjigje esktremisht negative. Ai e quan
ogurzi planin e PS-se dhe sulmon opoziten e djathte,
qe I eshte bashkuar asaj ne protesta.
Dje,ne mbeldhjen e parlamentareve demokrate, ai
I kushtoi nje kohe te gjate sulmeve ndaj Spartak
Ngjeles, ish deputet I PD-se dhe bashkepunetor
I ngushte I vete Berishes. Berisha
I referohet ne keto sulme, nje periudhe, kur Ngjela
ka shkuar si perfaqesues I PD ne Uashington ne
vitin 2001, kohe ne te cilen vete Berishen nuk
e ftonte dhe priste askush jo ne Uashginton, por
as edhe ne Prishtine.Por kesaj situate te veshtire
politike per Berishen dhe ketyre fronteve te hapura
per kete krize, po I shtohen dhe presionet nderkombetare
qe kryeministri, te heqe dore nga presioni mbi
drejtesine dhe te mos mbroje ministrat e tij permes
imunitetit.
Kjo u theksua per here te pare ne progresraportin
e BE-se, kur flitej per shtetin ligjor.
faqja
pasardhese...
|