VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 
Heshtja e Metës përballë transparencës

Lëvizja Socialiste për Intergim është një nga subjektet politike që besohet se mund të jetë persektuar nga numurimi I votive. Duke mos pasur të drejtën e një komisjoneri, kjo parti e cila është forca e trete politike në vend, mendohet se nuk ka rezultatin real për të cilin mund të kenë votuar shqiptarët.
Nga hetimi I Faktor Plus në qendrën 255 në Shkodër, LSI ka marrë 26 vota dhe për të janë numuruar 16 vota. Në disa qendra të tjera rezultati është shtuar me një ose dy vota.
Nëse shkohet tek një mesatare e përgjithshme I bie që kësaj partie ti jene hequr nga 5 deri në 8 vota për qendra votimi, cka në një Qark si Shkodra mund të rezultoj në rreth 2000 vota të munguara.
Vete LSI e ka pasur objekt të debatit të saj politik, pra dhe disa ditë pas zgjedhjeve cështjen e vjedhjes së votave. Një ditë pas zgjedhjeve më 29 qershor kryetari i kësaj partie Ilir Meta doli para gazetareve për të denoncuar kryeminsitrin Sali berisha si autor të shkatërrimit të procesit të numurimit të votave. Ai përmendi pikerisht Shkdorën, periferine e Tiranës dhe Beratin si zona problematike. Në një lidhje direkte me studion e vizon plusit në mbremje, Meta e përsëriti këtë qëndrim. Ai mblodhi kryesinë e partisë dhe vendosi të bëj një raport denoncues për ndërkombëtarët. Paralelisht me ankesat ndaj ndërkombëtarve Meta vendosi kontakte joformale me drejtues të fushatës së partisë socialiste në Tiranë, dhe i kerkoi Partisë Socialiste ndihmë për të kaluar pragun e votave në Tiranë. Si me një magji, brenda mbasdites së të hënës, në një shkollë në dy qendra numurimi në Tiranë, socialistët arritën të shtonin rreth 500 vota për LSI dhe në mbremje Meta u konfirmua deputet.
Ky verpim i cili u bë pas ndërmjetësimesh të njerzve të afërt me Edi ramën, në të vërtete tregon se procesi ishte I prekshëm dhe se vota mund të shtoheshin pa ndonjë problem të madh si nga PS ashtu dhe nga PD. Këtë e konfirmon më së miri një intervistë e Dritan Priftit pas zgjedhjeve i cili dëshmoi se ishte i rrezikuar të mos fitonte në Fier.
Të martën më 30 qershor Sekretari i pergjithsëm i LSI Petrit Vasili po në vision plus përsëriti shqetesimin e partisë së tij për vjedhjet te votave.
Paralelisht me LSi disa zëra ndërkombetarë po shprehnin shqetesimin për parregullsi në procesin e numurmit. Kështu ne 1 Korrik zëdhënsi I OSBE Heshenbaher tha se standartet ndërkombëtare u arritën pjesërisht ndërkohë që presidenca suedeze e BE shprehu shqetesimin për problemet në procesin e numurimit.
Më 2 Korrik sërisht pati nje deklaratë të Petrit Vasilit i cili kërkonte të shmangej procesi I vjedhjes së votave të LSI.
Më 3 Korrik Berisha vendos urat e para të kontaktit me Ilir Metën dhe më 4 korrik i bëri thirrje publike të hyjnë në bashke-qeverisje.
Meta ju përgjigj brenda orës dhe pas kësaj mbaroi dhe historia e manipulimit të votave.
Ilir Meta nuk e përsëriti më këtë kërkesë. Vet Berisha deklaroi se LSI ishte një parti e persekutuar prej Kodit.
Tashmë pyetja që lind është e thjeshtë: Nëse Berisha dhe Meta vleresojnë më shumë standartet se rezultatin, atëhere ata duhet të provojnë nesë i janë hequr apo i janë shtuar vota LSI në kutite e votimit.
Kjo është një provë që do na tregoje të gjithëve ku bazohet alenca mes dy partive që formojnë sot shumicën parlamentare


 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008