VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 
Heqja e vizave, nje deshtim politik

Qeveria shqiptare po përpiqet të shmang detyyimet politike dhe teknike që përmban udhëzuesi për liberlaizmin e Vizave” I Bahskimit Evropian, duke shpresuar se do ta zgjidh këtë cështje përmes lobimit politik. Qysh kurse Bashkimi Evropian hapi në mënyrë zyrtare prespektivën për liberalizmin e vizave më 3 Qershor të vitit 2008 përmes “Udhëzuesit për Liberlaimin e Vizave”, qeveria shqiptare ka anshkaluar si detyriemt teknike ashtu dhe ato poltike, dhe I ka kushtuar rëndësi vetëm propogandës publike për liberlaizmin e vizave.
Kështu qysh nga vizta e parë e Komisjonerit Franko Fratini në fillim të vititi 2008 në SHqipëri, Minsitri I Jahstëm Lulëzim Basha e përdori tkaimin me të për të “garantuar” shqiptarët se vizat do të liberlaizohen në vitin 2009…
Bashkimi Evropian u dërgoi të gjithë qytetarëve të Shqipërisë një mesazh të fortë nxitjeje kur më 28 janar 2008 Këshilli për Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë ftoi Komisionin Evropian të paraqesë udhëzues të detajuar që përcaktojnë kushte të qarta që duhen plotësuar nga secili vend i rajonit në mënyrë që të ecin gradualisht drejt liberalizimit të vizave.

Në mars të 2008, nisi dialogu me Shqipërinë për liberalizimin e vizave. Duhet të jetë një nga tao vizitat e Pribes në Tiranë.
Por I vetmi lajm optimist erdhi në fillim të qershorit të vitit 2008, kur Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Jacques Barrot, i dorëzoi “Udhëzuesin për liberalizimin e vizave” Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, në Bruksel. Udhëzuesi jep indikacione të qarta për autoritetet shqiptare për masat që duhen marrë në mënyrë që të mund t’u sigurohet lëvizje e lirë pa viza për të gjithë qytetarët shqiptarë.
"Kështu, udhëzuesi u ofron më shumë avantazhe qytetarëve të Shqipërisë", vazhdoi Zëvendëspresidenti Barrot, "sepse do ta nxisë vendin të vazhdojë vënien në jetë të reformave të nevojshme si dhe të forcojë bashkëpunimin në nivel rajonal dhe me Bashkimin Evropian në fusha të tilla si forcimi i shtetit ligjor, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit."

Kështu Bashkimi Evropian i dha shanse të nëjta Serbisë Shqiëprisë Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bsonjës që të plotësojnë detyrimet për liberalizmin e vizave
Udhëzuesi identifikon katër lloj çështjesh që do përfshihen në dialog: siguria e dokumentave, migrimi ilegal, rendi publik dhe siguria si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore të lidhura me levizjen e njerëzve.
Por piëkrishtë këtu ku duhet të fillonte starti I punës për qeverinë shqiptare , thuajse nuk u bë asgjë. Vendet fqinje arritnë të plotëosjnë jo vetëm kushtet tkeonike që vuri Bahskimi Evropian por dh eato politike. Shqipëria thuajse ngeli në klas në të gjitha.
Sigruia e dokumentave që ëhstë një nga katër kushtet kryesore, ende nuk ka përfudnuar dhe u kthye në një problem potlik gjatë procesit t ëfundit zgjdhor ku rreth 300 mij zgjedhës mbetën pa votuar për shkak të mungesës së letërnjoftimeve elktronike.

Faqja pasardhese

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008