| |
Frika
e Berishes per te hapur kutite
Shanset
për një aksion të përbashkët
politik mes partive të vogla të së djathtës
dhe qendrës dhe opozitës më të madhe
në vend, Partisë Socialiste po shtohen për
shkak të dëshmive që po dalin në
dritë mbi procesin e deformuar zgjedhor. Nga hetimi
I bërë nga parti te spektrit të djathë,
kryesisht Partia Demorktistiane dhe LZHK, rezulton një
diferencë e ndjeshme mes votave faktike dhe atyre
të deklaruar, cka ka lënë jashtë
parlamentit këto parti në Qarkun e SHkdorës
dhe Tiranës. Por pavarëissht kësaj duket
se ka një ngërc për të organizuar
një aksion të përbashkët politik
mes këtyre partive dhe Partisë Socialiste.
Përvec disa partive të qendrës sic është
parti e zotit Ngjela, dhe ajo demokristiane, LZHK ende
heziton të bëj publike një strategji
të sajën për bashkpunimim me socialsitët
për shkak të asaj që ajo e quan edhe
përgjegjësi të socialsitëve, në
procesin e demformimit të zgjedhjeve. Por që
ky aksion poltik të ketë sukses, partitë
e spektrit të djathët e kanë të
pamundur nëse nuk arrijnë të kordinojnë
veprimet me Partinë Socialiste.
Partia Socialsiet së pari ka ne dorë një
karte të fort presioni mbi qeevrinë që
është pjesemarrja e kushtëzuar në
parlament. Pa këtë karte të fort poltike,
ky process nuk mund të zhbllokohet. Për këtë
shkak parttië e spektrit të djathtë,
duhet të perdorin këtë epërsi të
partisë socialsite dhe ti bashkohen aksionit poltik
për rihapjen e kutive të votimit. Nga ana
tjetër një aksion I përbashkët politik
me opozitën e majtë, nuk është një
koalicion politik. Ai është thjeshtë
një bashkrendim për një cështje
madhore në Shqipëri, sic janë zgjedhjet
e lira. Rikthimi I atij institucioni do të jetë
një progres shumë I madh për Shqipërinë
dhe cdo kontirbut në këtë drejtim është
emancipim politik. Që ky aksion politik të
marr vlera të rris impaktin në public duhet
po ashtu që ti bashkohet shoqëria civile dhe
individë me ndikim në shoqëri. Kjo është
një provë se sa e përgatitur është
shoqëria jonë për të ruajtur pasuritë
e saj themelore të fituara nga rënia e komunzimit,
një prej të cilave, bile më themelorja
është e drejta për zgjedhje të lira
dhe të ndershme.
Qeveria po bën përpjekje të kompleksoj
partië e spektrit të djathtë dhe individ
të shoqërisë civil për tiu bashkuar
këtij aksioni politik dhe kjo është një
shenjë se ajo ka frikë të ballafaqohet
me këtë betejë . Beteja për të
hetuar me mbikqyrje parlamentare procesin e numurimit
të votive dhe ndëshkimi me ligj të atyre
që kanë prekur votat, është testi
më I rëndësishëm që provon
gatishmërinë e shoqërisë shqiptare
dhe klasës politike për ti dhënë
fund epokës së proceseve të manipuluara
zgjedhore, të cilat në shumicë mbajën
emrat e kryemsintrit Berisha dhe ish kryemisntrit Meta.
|
|