| |
Efekti
"Papandreu" ne Shqiperi
Pas fitores së
socialistëve grekë me Jorgo Papandreun, qeveria
shqiptare duhet të përgatitet për të
tejakluar me kujdes raportet e këqija personale
mes Sali Berishës dhe liderit grek të PASOK-ut.
Papandreu, i cili është një kundërshtar
publik i Berishës, dhe ndoshta politikani i vetëm
evropian që është shprehur më egër
kundër një politikani të një vendi
tjetër. Dhjetë vjet më parë ai bëri
thirrje publike në mes të Tiranës për
izolimin e Sali Berishës. Tashmë shumë
gjëra kanë ndryshuar, përfshi dhe ata
që i kanë rekomanduar Papandreut këtë
deklaratë, por sidqoftë akulli ende nuk është
shkrirë. Papandreu, i cili e bëri deklaratën
e tij në Hotel Rogner në Tiranë, ishte
natyrisht i frymëzuar nga këshillat e liderve
socialstë të Tiranës, në atë
kohë Fatos Nano dhe Ilir Meta, të cilët
e shihnin izolimin e Berishës si një mënyrë
që mund të ndalte protestat e tij të
përditshme në rrugë. Por tashmë
kjo deklaratë do të ketë një kosto
për marrëdhëniet e reja zyratre mes Tiranës
dhe Athinës, të cilat realisht janë më
të mirat që ka pasur ndonjëherë
mes dy vendeve. Nën kompleksin e inferioritetit
ndaj Greqisë dhe pësimit politik prej saj,
Berisha ka bërë për Greqinë më
shumë se çdo lider tjetër socialsit
në Shqipëri, të cilët janë
mbajtur si më “progrekë”. Ai u
fali atyre një hapësirë të konsiderueshme
ujore, legalizoi pa nevojë dhjetëra varreza
të ushtarëve grekë që vizatojnë
një vijë mitike naciaonliste të grekëve
për Eprin e Veriut dhe po pëpriqet të
kontrollojë pakicën greke politikisht. Sigla
e partisë së Berishës për herë
të parë është votuar në Dropull
në këto zgjdhje dhe kjo falë kandidatit
të minoritetit grek, Spiro Ksera. Raportet personale
të Berishës me Karamilisin u thelluan dhe
në aspektin diplomatik. Karamlis ishte i pari dhe
mbeti i vemti lider evropian që vizitoi Berishën
në fushatë elektrale, dhe i dha mbështetje
një veprimi thuajse NUL të Berishës për
të dorëzuar aplikimin për anëtarësimin
e Shqipërisë në BE, ndërkohë
që atë javë BE deklaroi se përjashtonte
Shqipërinë nga liberalizimi i vizave. Pra,
nëse Jorgo Papandreu do ta shikojë Berishën
si politikan luajal, ai duhet të vijë dhe
ti hedhë duart në qafë në Tiranë
se askush më shumë se Berisha nuk ka bërë
për të plotësuar çdo tekë
të politikës greke, shpesh dhe arkaike në
Shqipëri. Por mes tyre mbetet e fortë hija
e mosbesimit politik dhe përdorimi i Papandreut
prej ish-liderëve socialistë kundër Berishës.
I pari që duhet të thyejë akullin në
këto raporte duhet të jetë Sali Berisha,
pasi Shqipëria realisht i ka konsumuar gjithë
ofertat e saj për Greqinë, pra i ka dhënë
Greqisë çfarë ajo ka kërkuar dhe
nuk mund të rrezikojë tani gjithë këto
lëshime për shkak të armiqësisë
perosnale të Berishës me Papandreun. Nga ana
tjetër rreth 700 mijë emigrant shqiptarë
në Greqi, në shumicë mbështetës
të Papandreut, nuk kanë arsye të pësojnë
nga raportet personale mes Berishës dhe Papandreut.
Një urë komunikimi në këtë
rast mund të jetë Misntri i Jashtëm,
Ilir Meta, apo aleati në hije i Beirshës Fatos
Nano, por kjo nuk do të ishte një zgjidhje
e kësaj krize. Papandreu, i cili është
një mbëshetës dhe mik personal i Edi
Ramës, natyrisht që do të ketë parasysh
në raportet e reja me Berishën, jo vetëm
thyerjen e vjetër, por dhe problemet e tij të
reja me opozitën në Shqipëri. Dhe kjo
mund ta ritkhejë situatën në pikën
zero, duke zeruar dhe gjithë zemërgjerësinë
e Berishës për politikën greke këto
katër vjet.
|
|