Berisha
ska plan per zgjidhjen e krizes me opoziten
Kryeministri
Sali Berisha hodhi poshte nga SHBA, kërkesën
themelore të opozitës për rihapjen e
kutive të votimit, duke lënë kështu
pa përgjigje krizën me të rënde
në politikën shqiptare, pas zgjedhjeve të
28 Qershorit. Arsyetimi I kryemisntirit dhe bahskëpuntoreve
të tij, është se procesi ka përfunduar
dhe nuk mund ti rikthehen kutive. Por në të
vërtet një hetim parapak I regjistrimeve prej
kamerave dëshmon se kjo shumicë mund të
mos jetë më legjitime nese kutit rihapen.
Për te forcuar besimin politik të tronditur
në vend, Sali Berisha ka vetëm një rrugë.
Ai duhet ti bëj ofertën tij politike për
opozitën për kërkesën e saj themelore,
hapjen e kutive. Cdo përpjekje për ti shtyrë
bisedimet për këtë cështje të
nxehtë, është një përpjekje
për të shtyrë zgjidhjen e krizës
dhe për të mbajtur peng vendin, tek zgjedhjet
e 28 Qershorit.
Shtyrja e zgjidhjes së krizës prej kryeministrit
vjen nga disa arsye Së pari ka të bëj
me faktin se Berisha dhe njerëzit e tij e dijnë
se ckanë bërë me kutitë e votimit.
Duke qenë dyshues se hetimi mund të permbys
rezultatin, ata po përpiqen të gjejnë
arsye jo-serjoze për të paraqitur një
plan për zgjidhjen e kësaj krize. Bashkimi
Evropian I ka kërkuar Berishës qysh javën
e shkuar një plan për të zgjidhur krizën
me opozitën, por përgjigjia e Berishës
ka qenë se opozita ka probleme të brendëshme
lidershipi. Dje kanë përfunduar zgjedhjet
në opozitë dhe
Edi rama ështe
rikonfirmuar me një mbështetje pej 93 për
qind. Tashmë argumenti se kutitë I kerkonte
rama për ta ribërë kryetar, ra. Berisha
duheti ti pergjigjet me seriozitetet krizës me
një plan. Arsyeja e dytë përse Berisha
heziton të bisedoj me opozitën, është
alenca e tij me LSI. Duke qenë se një vendimi
I tij poltik pë të biseduar me Edi Ramën
mund të nervozonte aleatin e tij shëptimtar
LSI, Ilir Meta. I pasigurt për këtë Berisha
po përpiqet ta banalizoje krizen duke mos dhënë
asnjë pergjigje për kërkesën themelore
të opozitës.
Dhe së fundmi
Berisha po heziton ta zgjidh këtë krizë
dhe për një arsye shumë personale. Berisha
është ndëshkuar nga historia si politikani
I cili ka nisur I pari procesin e destabilizimit të
institucionit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Më pas këtë rrugë e kanë ndjekur
dhe kryeministra të tjerë, sic ishte Ilir
Meta në zgjedhejt e vitit 2000 dhe 2001, por Berisha
e nisi I pari. Kjo ishte prova e parë që Berisha
duhet të jepte si kryeministër që mund
të bëj zgjedhje të lira. Rinumirimi I
kutive mund ta mbese sërisht në klase, dhe
kjo pastaj do ta kthente 28 Qershorin në një
histori të re negative për Sali Berishën.
Historia nuk I ka dhënë atij shans të
bëhet kryemintër për herë të
dytë, por të bëj zgjedhje të lira
për herë të parë. Dhe ai e di që
e ka humbur këtë shans. Kjo e nevriozon dhe
kjo po na lë në krizë.
|