| |
BOJKOTET
E OPOZITES, ASNJE ZGJIDHJE PER KRIZEN
Bojkoti i zgjedhjeve
të pjesshme të 15 nëntorit nga Partia
Socialsite, është një hap përpara
në krizën e mosbesimit politik që ka
mbërthyer vendin, lidhur me isntitucionin e zgjedhjeve.
Në kulmin e debatit politik mbi rikthimin e besimit
te zgjedhjet në vend, një bojkot i partisë
më të madhe të opozitës, më
së paku është një shenjë që
tregon se sa larg zgjidhjes së kësja krize
jemi. Por sa vlerë ka zhvillimi I zgjedhjeve pa
opozitën? Nga pikëpamja formale zgjedhjet
mund të zhvillohen. Sipas gjithë gjasave komisinerët
e opozitës do t’i kalojnë një partie
tjetër që e vendos KQZ dhe procesi mund të
kryhet. I nëjti proces mund të kryhej dhe
në zgjedhjet lokale të vitit 2006 që
u shtynë për në shkurt të vitit
2007, por atëherë qeveria e zotit Berisha
nuk e bëri atë hap të gabuar. Arsyeja
ishte politike. Qeveirsë i duhej certifikata e
zgjedhjeve të lira më shumë se sa rezulati,
për më tepër që rezultati nuk prekte
pushtetin personal të Berishës, por thejsht
ushtarë të tij. E njëjta gjë mund
të thuhet dhe për zgjedhjet e pjesshme, por
duke qenë të pjesshme rëndësia e
tyre është më e vogël dhe Berisha
mund të operojë administravisht. Por zgjdhjet
lokale mund të kryhen pa opozitën duke e thelluar
dhe më tej hendekun e mosbesimit politik në
vend. Por çmimi që duhet të paguajë
qeveria për një paqe me opozitën pas
kësja, do të jetë më i madh për
shkak të ndarjes më të amdhe që
krijohet, nga ky veprim administrativ. Shqetësimi
i faktorit ndërkombëtar për këtë
çështje, bazohet piëkrisht te kostoja
që ka bojkoti i mundshëm i zgjedhjeve të
regullta lokale vitin që vjen. Nëse qeveria
nuk gjen gjuhën e përbashkët me opozitën,
pra nëse nuk sigurohet Kosnesi për të
cilin Trojka evropiane bëri dje thirrje në
Shqipëri, çdo fitore e Berishës pa
opozitën është një humbje e thellë
e tij. Për këtë arsye, lajmi më
i rëndësishëm nuk është nëse
do të zhvillohen apo jo zgjedhjet pa opozitën,
por kur do të rikthejë normalitetin politik
shumica që të bindë opozitën të
besojë sërish te zgjedhjet e lira dhe të
ndershme.
|
|