VIZION PLUS
 
 
  FAKTORI PLUS  
     
 
  KRONIKA  
 

Aksioni i ri politik

Hapja e kutive bashkon PS me partitë e djathta

Qëndrimi ndaj procesit të hapjes së kutive dhe rinumerimit të votave, po kthehet në një fabulë e cila po afron opozitën më të madhe në vend, Partinë Socialiste me partitë opozitare të spektrit të djathtë që ë dëmtuan nga ky proces. Ky është një zhvillim I ri politik I cili ka filluar të formësohet disa javë më parë. Qëndrimi I parë I përbashkët I së djathtës me zotin rama ishte kontestimi që ata kishin për numurimin e votave dhe procesin e manipuluar. Ndërkohë që ditët kalonin, dhe shumë parti opozitare vazhdonin retorikën e vjedhjes së votave, një parti e POlit te lirise, Partia Demorktiane u tregua më efikase në opozitarizmin e saj.
Ata shkuan dhe blenë disqet e KQZ për zonën e Shkodrës dhe përmes një grupi ekspertësh nisën hetimet. Grupi I ekspertev me të cilet bashkepunoi dhe Faktor Plus në të vërtete arriti të bëj një punë të lavdërushme:
LZHK po përgatit një Padi Penale e cila pritet të dorezohet në prokurori.
Ky qëndrim I qartë i LZHK dhe partive të tjera të demtuara nga e djathta I afroi ata në aksionin për procesin e rihapjes së kutive me opozitën më të madhe në vend.
I pari që e theu këtë tabu ishte kryetari I partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela. Ai tha se ishte I gatshëm të bashkepunonte me Edi ramën kundër një të keqe të përbashkët.
Po ashtu një tjetër personazh I njohur I së djathtës Pec Zogaj argumenton pse nuk ka komplekse për të bashkepunuar me opozitën në këtë pikë
Pavarësisht distancës që ka mbajtur dhe mungesës së një kontakti fizik, edhe parti të tjera si LZHK, janë të gatshme të kërkojnë të njejtën gjë, hapjen e kutive për të verfikuar zhdukjen e votave.
Kjo ka ngjallur një farë xhelozie tek kundërshtarët e ramës brenda partisë. Kritiku i tij kryesor Ben Blushi e quan këtë një gabim politik..
Por në të vërtete Prec Zogaj një nga zërat më të artikuluar të së djathtës sqaron se kjo nuk ka të bëj fare me kauzën ideologjike të së majtës dhe së djathtës por me standartet e zgjedhjeve dhe imazhin e Shqiperisë.
Ky front i ri politik që po krijohet mes të majtës më të madhe në vend dhe partive të vogla të djathta për hapjen e kutive, ështe sinjali I parë që cështja e hapjes së kutive mund të kthehet në një frymë të besueshme në opinionin public. Dita ditës ka nisur të flas më shumë per këtë dhe media e shkruar dhe ajo elektronike dhe pse jo edhe një cështje e shoqërisë civile në vend.
Kjo do ta rriste dhe më shumë peshën politike të kërkesës së opozitës dhe do ti jepte më shumë kuptim, kushtëzimit prej saj për pjesmarrje në Kuvend, pasi të pranohet hapja e kutive.


 

 

 

 
     
 
     
Copyright Vizion Plus 2008