| |
| |
|
|
| |
 |
|
| |
TAKIM |
|
| |
Visar
Zhiti rrëfehet "Në kohën e britmës"
|
|
| |
Shkrimtari
Visar Zhiti vjen për lexuesit me një roman të
ri, të titulluar "Në kohën e britmës".
Botuar nga "OMSCA-1", ky roman eshte një rrëfim
ku bashkohet enigma me dhembjen, denoncimi i hapur me dashurinë,
balta e vuajtjeve me dritat e metropolit, krimi me bukurinë,
së cilës duket sikur nuk i mjafton një realitet
shqiptar por shtrihet dhe me gjerë në shtetin fqinj
itali. Romani "Në kohën e britmës"
është një roman që I kushtohet largimit
të shqiptarëve drejt brigjeve italiane. Një roman
mbi ikjen jo vetëm nga realiteti që na rrethon, por
dhe ikjen nga vetvetja që duket të jetë edhe
pjesa më e vështirë në jetën e një
individi.
Visar Zhiti është autor i shumë librave me poezi
dhe në prozë, tregime, romane, ese, të botuara
jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë,
Maqedoni, Mal të Zi e kudo ku ka shqiptarë. Librat
e tij janë përkthyer në mjaft gjuhë të
botës. Krijimtaria e Zhitit është e përfshirë
në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe
dhe në shumë antologji botërore. Është
vlerësuar nga lexuesi dhe kritika shqiptare dhe e huaj
si në Itali, Angli, SHBA, Francë, Austri e së
fundmi në Rumani, me rastin e daljes së romanit të
tij "Funerali i pafundmë". Ka marrë çmime
të rëndësishme letrare në Shqipëri
dhe jashtë saj.
|
|
| |
|
|
|
|