VIZION PLUS
 
 
 
     
   
  TENDENCE  
  Algat marine e ardhmja e estetikës.
Alma Bardhi Cani, Estetika “Sothys”
 
 
A e dinit që në 90% të rasteve kur jepni një intervistë për punë, personat që ju marrin në pyetje nuk vënë re veshjen tuaj por lëkurën? Është kjo vetëm një nga mijëra arsyet që duhet të kemi parasysh kur kujdesemi për të. Alternativat janë të shumta, por së fundmi drejt e nga Franca, vendi më I njohur në botë për institutet dermatologjike vjen një konstatim, algat e detit do të jenë e ardhmja e estetikës. Arsyeja? Janë 100% organike, janë të pasura me vitamina dhe efekte kurative. Pikërisht për këtë sallonet më të famshme të botës I kanë pjesë të përbërjes së produkteve që përdorin. Trajtimet me bazë alge, përdoren në trajtimet e fytyrës, trupit në forma nga më të ndryshmet. Por duhet patur kujdes në mënyrën, se cili është trajtimi I duhur për nevojat që ju në mënyrë të personalizuar keni. Alma Cani, përfaqësuese e Sothy’s , thotë se janë programe të individualizuara ato që I përkasin llojeve të ndryshme të problemeve.
 
   
     
Copyright Vizion Plus 2008