VIZION PLUS
 
 
 
     
   
  PREMIERE  
  Chic&War në vitin 1944,
Aurel Plasari - Ekspozitë pranë Bibliotekës Kombëtare.
 
 
Qe prej 17 Nëntorit në ambjentet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë qëndron e hapur një ekspozitë mjaft interesante, me botime, postera dhe materiale letrare që datojnë me një vit mjaft interesant, 1944. jeta e një vendi në luftë, pasqyrohet në mënyrë shumë kurioze kur ndërthuren mes tyre traktet dhe propaganda e luftës me modelet e veshjeve të modës, e pse në mënyrë shumë të dukshme edhe me letërsinë artistike.
Prej disa kohësh Biblioteka Kombëtare ka zgjedhur edhe këtë mënyrë prezantimi për të ardhur sa më pranë publikut. Një formë për të tërhequr vëmendjen e të gjitha moshave, duke ju ofruar atyre pjesë shumë të vecanta të fondit të bibliotekës, që pasyrojnë mjaft mirë edhe shumë momente historike në kulturën e vendit tonë nëpërmjet botimeve dhe koleksioneve letrare e më gjerë.

 
   
     
Copyright Vizion Plus 2008