Zënka
në rrugë, shëtitje me motor, muzikë dhe
zhurmë në baret e natës, të rinj që
vallëzojnë, të tjerë që shijojnë
një film në kinema dhe skena dashurie fshehtas. Tirana
e orëve të vona. Jo një kryeqytet vesesh, thjesht
natë normale e një metropoli, e cila mbyllet me pastrimin
e rrugëve dhe qyteti bëhet gati për të nisur
një ditë të re. Këtë imazh kërkon
të sjellë koreografi Arjan Sukniqi me premierën
e baletit "Tirana by night", shkruar nga kompozitori
Ermir Dergjini (1954-2008).
"Kemi krijuar një hartë të kryeqytetit,
me gjithë lëvizjet dhe argëtimet e të rinjve
në orët e vona, duke nderthurur elemente te ndryshem
te baletit modern, thote Arjan Sukniqi. Nuk e kemi kemi dashur
te percjellim veset negative që mund të ketë
një shoqëri, pasi nuk është një pjesë
baleti që jep zgjidhje, apo mesazhe, nëpërmjet
saj thjesht tregohet Tirana",- pohoi ai. Kjo pjesë
nuk është bashkëkohore vetëm në aspektin
koreografik, por edhe si krijim muzikor. Ajo është
menduar e tillë që kur është krijuar, më
shumë se 1 vit më parë nga kompozitori Ermir
Dergjini, i cili nuk pati fatin ta dëgjojë.
"Tirana by night", novela e tranzicionit siç
e kishte quajtur vetë kompozitori, është vepra
e fundit që ai i la Muzikës së Re Bashkëkohore.
Përveç elementeve të muzikës së
re të Dergjinit, koreografi Arjan Sukniqi pohon se janë
futur edhe elementë të muzikës tradicionale,
si edhe të kompozitorëve botërorë si Carl
Orff, që kanë karakteristika të ngjashme me
muzikën e kompozitorit shqiptar.
. |