VIZION PLUS
 
 
 
     
   
  PREMIERE  
  “Honeymoon” fiton cmimin Golden Spike ne Festivalin e 54 Nderkombetar te Filmit ne Valladolid te Spanjes  
  Në edicionin e 54 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ne Valladolid te Spanjes, filmi bashkprodhim shqiptaro-serb “Honeymoons" me regji te Goran Paskaljevic, është shpallur fitues duke rrembyer tre trofe , ate si filmi me I mire pra cmimn e madh "GOLDEN Spike", FIPRESCI Award cmimi i jurisë ndërkombëtare të kritikëve të filmit dhe cmimin special te festivalit. Konkurrimi ka qenë i fortë, mes emrave te shquar te kinemase boterore si Paul Schrader-it, Steven Soderbergh-ut, Theo Angelopulos-it etj, filmi “Honeymoons” është vlerësuar, siç do ta përmblidhte me pak fjalë këtë vlerësim kryetari i jurisë, regjisori italian Ettore Scola, "Për fuqinë e gjuhës kinematografike dhe efektin e thellë emocional në një histori filmime nga Ballkani. Është hera e tretë që Paskaljeviç fiton çmimin këtij festivali prestigjioz, edhe për filmat e tij "Amerika e tjetërkujt" (1995) dhe "Optimistët" tre vjet më parë. Emra te shquar te kinemase boterore si Roberto Rossellini dhe regjisori britanik Ken Loach te cilet e kanë fituar nga dy herë "GOLDEN Spike" cmimin e madh te festivalit, por vetem është Goran Paskaljeviç ai që e ka fituar tre herë. Cmimi u terhoq nga bashke skenaristi dhe producenti Genc Permeti, I ftuar I emisionit Chic+ te dates 8 Nentor 2009.  
   
     
Copyright Vizion Plus 2008