| |
 Diego Armando Maradona vazhdon te prodhoje lajme edhe njė dite pas largimit nga pankina argjentinase. Ne njė konference te fundit pėr shtyp, pėr rreth 20 minuta dhe pa iu pėrgjigjur asnjė pyetjeje te gazetareve El Pibe De Oro ka akuzuar ashpėr kreun e federatės dhe ndihmėsin e tij, Karlos Bilardo. Diegito e ka pėrkufizuar presidentin e federatės, Grondona, si njė gėnjeshtar, ndėrsa bashkėpunėtorin e tij, Bilardo, tradhtar. Monologu i Maradones ne konference ka qene ky: "jam tradhtuar nga njerėz te cilėt nuk kane zemėr pėr futbollin tone. Grandona me dha garanci, pastaj doli gėnjeshtar. Me kėrkoi te hiqja dore nga stafi teknik, kundėr moralit tim". Maradona ka bere te ditur se largohet i qete nga detyra, por ka paralajmėruar teknikun e ardhshėm se duhet te jete i vetėdijshėm se prapa krahėve te tij ka njerėz qe mund ta tradhtojnė.
|
|