VIZION PLUS
 
 
  7/29/2010 6:27:37 AM   Reagimet e ndėrkombėtareve pro Kosovės  
 

Pas vendimit te Beogradit zyrtar, pėr te dėrguar ne organizatėn e Kombeve te Bashkuara rezolutėn pėr rifillim te bisedimeve pėr statusin e Kosovės, njė vendim ky qe vjen pas opinionit te Hagės, kane reaguar zyrtare te larte shtetesh te cilėt i kėrkojnė Serbisė te heqė dore nga Kosova. Ministri britanik pėr Evropėn, David Lidington ka deklaruar se opinioni i gjykatės ndėrkombėtare te drejtėsisė javėn e kaluar i dha fund ēdo lloj argumenti pėr statusin e Kosovės. Ai shtoi se Serbia nuk duhet te vazhdoje me tej me kėtė ēėshtje, por duhet te angazhohet ne njė dialog konstruktiv me Kosovėn fqinje pėr zgjidhjen e ēėshtjeve teknike. Njė deklarate e ngjashme ka ardhur edhe nga kryeministri i republikės serbe te Bosnjės, Milorad Dodik i cili tha se Serbia duhet te pranoje humbjen pėr Kosovėn. Njė dite me pare, kryeministri Thaēi gjate njė mbledhjeje qeverie ka deklaruar se pas vendimit te Serbisė pėr te dėrguar njė rezolute ne OKB, shtetet anėtare te njohur me vendimin e Hagės do te mbėshtesin me shume shtetin me te ri ne Ballkan.




 
     
     
Copyright Vizion Plus 2008