| |
Apartamenti
2XL
Ky program eshte i ndertuar mbi
nje skenar jo te kufizuar qe e ben te larmishem
dhe lehtesisht te ndryshueshem per te futur sa
me shume elemente humori. Cdo episod do te kete
nje kohezgjatje rreth 90 minuta, dhe asnje nga
episodet nuk ka lidhje me njeri-tjetrin. Vetem
subjekti kryesore nga ku frymezohen ngjarjet mbetet
e pandryshuar. (Njeri nga autoret shkon te banoje
ne shtepine e tjetrit, dhe nga ky moment te dy
jane te detyruar te ndajne apartamentin se bashku.)
Moderatori Zberthimi i subjektit ne episode te
vecanta i besohet cdo here nje Moderatori qe ka
per detyre te udhezoj veprimet e aktoreve ne skene.
Ai eshte i ulur diku ne mes te publikut, i ndalohet
vetem te shpjegoje per protagonistet ne fillim
te episodit, nderkohe qe lejohet per te komunikuar
me pas me ta ekskluzivisht permes kufjeve, duke
i furnizuar me sugjerime te cuditshme dhe fantastike
te cilat protagonistet duke te ndjekin ne menyre
absolute. I ftuari surprize Ne pjesen me te madhe
te episodeve merr pjese nje tjeter personazh i
famshem, i ashtequajturi personazhi surprize,
qe padijenine e kastes se aktoreve shfaqet papritur
ne skene e bashkebisedon me aktoret e tjere. Mes
tyre mund te kete sportiste, humoriste, showgirl
e shume te tjere. Sukses i garantuar i percjelle
permes humorit e batutes, brenda nje formati unik
e te pa provuar me pare ne nje media televizive,
se shpejti ne ekranin e Vizion Plus. Eshte nje
program inovativ, unik ne llojin e vet, qe do
te prezantohet nga Vizion Plus per here te pare
per publikun Shqiptar. Nje format televiziv ku
aktoret nuk kane scripte apo nje skenar te parashkruar,
e vetmja gje qe ata njohin mire eshte pikenisja
e historise, dhe gjithcka vjen me pas eshte improvizim
nga ana e tyre. Gjithe spektakli i humorit eshte
i perqendruar ne nje salle teatri, e pershtatur
dhe arreduar me nje sallon shtepie. Ne skene jane
dy aktore kryesor te cilet jane te pandryshueshem,
nje aktor tjeter qe hyn here pas here dhe nje
moderator qe qendron jashte skenes. Per cdo ngjarje
aktoret jane te pajisur me kufje ne te cilat u
thuhen gjithe sygjerimet nga moderatori dhe nga
te ftuarit e tjere VIP. Aktoret gjithashtu nuk
dine asgje lidhur me sugjerimet qe jepen per kolegun
e vet. Publikut ne salle sugjerimet i shfaqen
ne nje ekran te madh nderkohe qe per teleshikuesit
ato do te shfaqen me titra. Ne shume episode parashikohet
edhe pjesemarrja e nje te ftuari suprize, qe hyn
papritur ne skene dhe qe bashkevepron me autoret.
(i udhehequr edhe ai nga zeri i suflerit permes
kufjeve)
Shpėrndaje
|
|