| VIZION
PLUS ka filluar transmetimet e para ne vitin 1999. Fillimisht
me nje transmetim ne nivel lokal, per te kaluar me pas me nje shtrirje
ne mbi 90 % te territorit te Shqiperise. Programet tona ndiqen ne
shume prej qyteteve te Shqiperise si ne: Tirane, Durres, Fier, Gramsh,
Vlore, Berat, Tepelene, Skrapar, Gjirokaster, Sarande, Permet, Kruje,
Burrel, Lezhe, Shkoder, Elbasan, Librazhd, Korce etj. Transmetimi
24 ore ne satelit e ka shnderruar Vizion Plus ne nje dritare informacioni
dhe argetimi per te gjithe bashkeatdhetaret tane ne mbare boten,
por edhe kane bere te mundur qe programet e tij te ndiqen edhe ne
ato zona ku nuk arrihet mbulimin me sinjal direkt, si brenda ashtu
edhe jashte vendit, si Kosove , Mal te Zi dhe Maqedoni.
VIZION PLUS është një
televizion ku çdokush gjen veten, sheh tek ai nje mik nga
i cili e ka te veshtire te ndahet. Larmia e programeve, spektakleve,
emisioneve social e investigativ, filmave, serialeve dhe telenovelave
garanton nje audience te gjere kuperfshihen te gjithe grupmoshat
dhe shtresat sociale. Sondazhet me te fundit, e kane renditur ate
si nje nder televizionet me te preferuara per shqiptaret, gje e
cila eshte pasqyre e perkushtimit, seriozitetit dhe pergjegjesise
se treguar nga i gjithe stafi i ketij televizioni.
VIZION PLUS ne saje te marreveshjeve
kontraktuale me operatore kabllore ndiqet nga te gjithe shqiptaret
ne SHBA dhe KANADA.
Transmetim analog tokësor 24 ore/ditë
në:
UHF – CANAL 42
Transmetim satelitor ne Eutelsat W2:
Freq.: 11.283
Symbol Rate: 27.500
Polarizimi: Horizontal
Fec.: 3/4
VIZION PLUS, garanton nje cilesi
te larte ne nivel informativ, edukativ dhe artistik. Nje komunikim
televiziv krejt i vecante per nga natyra dhe permbajtja. Edicionet
e lajmeve, emisionet investigative dhe social-kulturore, spektaklet,
dokumentaret, telenovelat, filmat me te fundit prodhime te studiove
preztigjioze kinematografike, por edhe shume evenimente kulturore
te organizuara jashte ambienteve te tij jane gjithcka qe percjell
tek publiku informacion e duhur, kenaqesine e munguar dhe argetimin
pa limit. Vizion Plus ka permbushur me sukses ne cilesine e Media
Partnerit aktivitete te tilla si Edicionet e Miss Shqiperia 2006,
2007 dhe 2008, Netet e Klipit Shqiptar, Miss Globe 2008, edicione
te Shkodra Jazz Festival, Tir Jazz Fest, edicionin e 5-te te Festivalit
Mikrofoni i Arte si dhe edicionet e “Cmimeve Kult”.
Gjithashtu pjese e arkives se pasur te prodhimtarise se Vizion Plus
kane qene edhe recitalet e grupeve te njohur si Vaya Con Dios, Elita
5 si dhe shfaqjet musical si "Shekuj dhe Dashuri", "Nje
shekull ne Broadway", "Romeo e Zhulieta", "Chikago",
"Moulin Rouge", "Mbremje Gala" te cilat paten
nje impakt te jashtezakoshem per publikun shqiptar. Per 3 vjet me
rradhe Vizion Plus, ka qene producenti kryesor i nje prej spektakleve
me popullor te shnderruar ne tradite sic eshte "Krasta Show
& Ethet......". Por Vizion Plus ka menduar edhe per te
apasionuarit e sportit, kur per dy vjet me radhe solli ekskluzivisht
magjine e Champions League dhe Uefa Cup. Cdo te marte, te merkure
dhe te enjte ekrani i Vizion Plus u shnderrua ne nje arene te vertete
emocionesh dhe perballjesh spektakolare. Edhe Superliga Shqiptare
ka qene pjese e struktures sone programore me transmetimin ekskluziv
te te gjitha ndeshjeve te ekipit te Partizanit. Krahas ketyre, autoresine
e Vizion Plus e mbajne edhe shume prej telekomedive te njohura ne
tregun mediatik si Tifozet, Trapi i Vjeter. Se fundmi Vizion Plus
ne bashkepunim me Tring Digital realizon me sukses edicionin e pare
te „Dancing with the Stars Albania“ si dhe spektaklin
e humorit „Apartamenti 2XL“. 2 spektakle qe pergjate
gjithe transmetimit te tyre ne ekranin e Vizion Plus shenuan shifra
rekord audience te paregjistruara me pare ne ndonje media shqiptare.
Nje sipermarrje gjigande, pas se ciles qendronte puna dhe perkushtimi
i nje stafi te kualifikuar dhe me eksperience. Dhe jo vetem kaq,Vizion
Plus ka prodhuar mbi 240 dokumentare te vleresuar per objektivitetin,
menyren e trajtimit te dukurise dhe mesazhin qe percjellin. Per
te gjitha keto Vizion Plus eshte cilesuar nga kritika si nje nder
televizionet me prodhimtari me te larte nder vite. Ne cdo moment
Vizion Plus eshte perpjekjekur te jete sa me koherent per t'ju dhene
programin e duhur ne kohen e duhur, duke ju servirur ne cdo kohe
nje menu perfekte per shijet tuaja. Stafi profesional me mjaft eksperience,
transmeton cilesi ne komunikim, shkalle te larte pergjegjshmerie
si dhe garanton nje programacion qe i adresohet nje game te gjere
shtresash shoqerore qe fillon qe nga njeriu i thjeshte tek intelektuali,
nga femija tek i moshuari, nga me i varferi tek me i pasuri. Me
keto cilesi "Vizion Plus" shpesh here eshte vleresuar
nga kritika me cmime ne nivel nderkombetar, te tilla si : Cmimi
i Pare ne Festivalin Nderkombetar "Orsini", per filmin
dokumentar me te mire, cmimin "Kult 2005" per dokumentaret
e ciklit "Tunel", si dhe se fundmi cmimet e akorduara
nga Akademia e Vleresimit Vjetor Radio Televiziv.
Programacioni aktual ne Vizion Plus:
1. DANCING WITH
THE STARS është ndërthurje
e shkëlqimit të një spektakli me gjininë e reality
show-t. 12 personazhe VIP garuan mes njëri-tjetrit për
një çmim të madh prej 50000 mijë euro. Të
shoqëruar nga 12 balerinë profesionistë ata u bene
pjesë e një prej formateve më të suksesshme
televizive sot në botë. Shqiperia ishte vendi i 31-te
qe provoi magjine e te qenit pjese e ketij suksesi, ku Dancing with
the Stars Albania, erdhi si një prodhim i Tring Digital dhe
Vizion Plus Dancing with the
Stars Albania, per 12 jave dhuroi emocione dhe ethet e forta te
nje gare dhe solli spektaklin e vallezimit duke regjistruar shifra
record audience ne ekranin e Vizion Plus.
2. Apartamenti
2XL. Nje test i kaluar me sukses i nje formati unik e te
pa provuar me pare ne nje media televizive. Per 12 jave, cdo te
diel mbrema ne Vizion Plus dhe te henen ne Tring Shqip, tre aktoret
e talentuar te humorit, Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj, Lisa Kujovska
dhe Julian Deda percollen tek publiku batuten e spikatur dhe humorin
e holle. Nje audience maksimale e cila ishte e tille edhe ne forumet
e internetit, ku ne portalin me te klikuar Facebook ata shenuan
nje numer rekord fansash, plot 265.000 shifer e pa regjistruar me
pare ne kete portal. Ata do te rikthehen serish ne sezonin e ardhshem
me te ftuar te rinj ne Apartamentin me te famshem ne Shqiperi.
3. Zone e Lire. Nje emision me
karakter gjeneralist, i cili mbeshtetet mbi aktualitete te ndryshme,
politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe nderkombetare, duke
i percjelle ato nepermjet personazheve qe ideatori dhe drejtuesi
i emisionit, Arian Çani fton ne studio. Vleresuar
me cmim nga Akademia e Vleresimit Vjetor te Radios dhe Televizionit
si Spektakli i Vitit.
4. Faktori Plus. Nje emision nga
analisti I njohur Mero Baze. Nje emision televiziv qe zberthen zhvillimin
kryesor te dites dhe qarteson ate qe ka humbur mes faqeve te gazetave
dhe ekraneve te televizionit. Emisioni ka per qellim fokusimin tek
nje zhvillim i rendesishem i dites, kryesisht politik, dhe tek te
gjithe elementet e tjere mediatik qe kane bere te mundur ndricimin
apo erresimin e tij. Vleresuar me cmim nga Akademia
e Vleresimit Vjetor te Radios dhe Televizionit si Programi Investigativ
i Vitit.
5. Zone e Ndaluar. Nën etiketën
e dokumentarit, "Zonë e Ndaluar" trajton histori,
ngjarje, dhe personazhe që kanë qënë dhe mbeten
në qendër të aktualitetit, por që në mënyrë
të pashmangshme do të shihen më thellësisht
duke dhënë njëkohësisht një mundësi
filtrimi dhe analize të fakteve përmes zërave pro
dhe kundër. Duke synuar zbulimin e së vërtetës,
gazetari i mirënjohur Andi Bushati do të gjendet sërisht
mes zonave të ndaluara, për të sjellë në
dritë ngjarje dhe histori nga e shkuara dhe e sotmja, të
njohura e të panjohura, të cilat do të serviren më
hollësisht dhe do ju shoqërojnë deri aty ku askush
nuk ka qënë mëparë.
6. By Pass Show. Nje format satirik
dhe thumbues mbi dukurite dhe fenomenet negative te realitetit shqiptare
prezantuar permes karizmes se holle te humoristit Agim Bajko. Nje
prodhim i dep. te informacionit i cili sjell cdo te diel ne mbremje
realitetin shqiptar te pare nen nje tjeter kendveshtrim, duke percjelle
jo vetem buzeqeshjen por edhe ndergjegjesimin mbi gjithcka qe na
rrethon ndaj te ciles duhet te reagojme. Agim Bajko
eshte vleresuar me cmim nga Akademia e Vleresimit Vjetor te Radios
dhe Televizionit si Personazhi i Vitit.
7. ZIP. Nje menyre e te thenit
te lajmit ndryshe, e nderthurur me elemente te nje talk-show, i
cili do te tentoje here pas here te rrise diapazonin e vete nepermjet
te ftuarve Vip, lidhjeve te drejtperdrejta me sheshe dhe institucione
kulturore etj. Nje emision i trajtuar ne aspektin e nje bisede te
hapur ne studio, ku debati dhe komentet jane epilogu i nje dite
qe sapo ka nisur. Eksperienca e dy gazetareve te njohur Rezear Xhaxhiu
dhe Jonida Shehu, eshte nje garanci me shume per te vertetuar ate
qe ZIP ofron shume me teper. Vleresuar me cmim nga Akademia
e Vleresimit Vjetor te Radios dhe Televizionit si Emisioni Informativ
i Vitit.
8. Dita Ime. Nje
emision nga Rezi Nika. I konceptuar ne formen e nje maratone programore
ne dinamiken e se ciles mund te gjesh informacionin e perditshem
te nevojshem. Nje format qe permes karakterit informativ dhe social
sjell krijimin e nje strukture programore elementet e se ciles nderthuren
harmonikisht me njeri tjetrin. Gjithcka eshte e konceptuar brenda
ambienteve te nje shtepie gjigande ku krijohet nje marredhenie nderpersonale
mes protagonisteve te tij dhe te ftuarve te dites permes diskutimit
te shume temave qe terheqin ne cdo kohe vemendjen e publikut.
9. Mos e beso po deshe. Përmrban
material të mjaftueshëm për të ngopur oreksin
e çdonjërit për fakte të çuditshme
dhe të mrekullueshme. Duke synuar kuriozitetin, emisioni premton
të tërheqë audienca midis femrave dhe meshkujve që
variojnë nga 7 vjeçarët tek 70 vjeçarët.
Rezultati final do të jetë një konspekt që do
të kënaqë çdo fëmijë apo të
rritur.
10. Chic Plus. CHIC - eshte nje
program qe synon ti drejtohet nje target grupi teleshikuesish te
apasionuar pas artit, te interesuarve direkte ne ngjarjet kulturore
shqiptare, por edhe informativ per te gjithe, profesioniste apo
amatore. Realizuar dhe drejtuar nga Fjodora Fjora, CHIC do te jete
nje format televiziv I fokusuar kryesisht mbi histori personale,
performance dhe opinione qe jane te lidhur me fusha kryesore te
artit si muzike, kinema, teater, botime te reja etj Me SHIC synojme
ti japim publikut nje menyre te re per te perjetuar artin dhe kulturen,
duke kerkuar dhe prezantuar bashkohoren ne menyre argetuese me nje
kendveshtrim krejtesisht origjinal ne Kulture, Art dhe Literature
ne vend e me gjere.
11. Histori Dashurie. Centrum
Production ne bashkepunim me Vizion Plus prezantojne: "Histori
Dashurie" formati i munguar i ekraneve shqiptare.Spektakli
i dashurise dhe emocioneve te forta rikthehet serish ne Vizion Plus.
Percjellja e historive te dashurise dhe kronikat romantike, por
gjithashtu edhe copeza nga jeta e shume personazhe te njohur publik
apo protagonisteve te momentit, do te vijne serish ne sezonin ne
vazhdim. "Histori dashurie" eshte nje program i trajtuar
dhe konceptuar me kujdes ne te gjithe komponentet e tij teknik dhe
artistik nga nje staf profesionistesh.
12. Echo Challenge. Eco-Challenge
eshte nje reality show I krijuar ne 1992 nga Mark Brunet. Garat
e ekspedites ne Eco Challenge, behen cdo vit ne nje rajon te botes,
duke pasur per protagoniste garuesit me aventuroz nga mbare bota.
Garat aventureske nisi ne 25 Prill 1995 ne Utah, USA. Dhe me pas
gara kaloi ne New England ne po te njejtin vit. Te tjera gara te
kesaj ekspedite jane zhvilluar ne British Columbia, Kanada, Queenisland,
Australia, Marok, Patagonia, Argjentina, Sabah ne Borneon Malajziane,
Zelanden e re dhe Ishujt Fixhi. Sot ky reality show vleresohet maksimalisht
per adrenaline e larte, emocionet e forta si dhe shpirtin e gares.
13. Tuborg Green Beat.
Gjithçka qe ndodh ne fundjaven tuaj. Bar, Klube, Pub, VIP,
Evente Muzikore Nderkombetare, etj.
Cfare ofron Vizion Plus
?
· Filmat dhe
seriale me tematike te larmishme ku perfshihen drame, komedi,
familjar, aksion, horror, thriller, fantastiko-shkencor, etj. Prodhime
te viteve te fundit, me pjesmarrjen e aktoreve te njohur te botes
kinematografike, te cilet dallojne per nivelin e larte te realizimit,
emocionin e thelle qe percjellin si dhe interpretimin e larte. ”Vizion
Plus” ka ekskluzivitete nepermjet kontratave te lidhura me
kompani te njohura te botes se filmit te tilla si: SONY PICTURES,
FOX, VISION FILM, ARTIST VIEW ENTERTAINMENT, POWERCORP etj.
- Edicione informative, te pergatitura dhe te realizuara
nga nje staf i kualifikuar gazetaresh. Edicionet informative jane
pasqyre e nje realiteti qe eshte larg te qenit pjese e klaneve apo
grupeve te caktuara politike. Aktualisht, pjese e Departamentit
te Informacionit, jane edhe korrespondentet te shperndare ne te
gjithe territorin shqiptar. Ne cdo moment ata percjellin lajme te
fresketa nga cdo skaj i Shqiperise, duke qene kurdohere ne ndjekje
te lajmit.
· Programe te konceptuar ne formen e nje
guide apo dialogu estetik si dhe te nje komunikimi permes pasqyrimit
te dukurive kulturore, te cilat terheqin vemendjen dhe sensibilizojne
individualitetin kombetar dhe formimin intelektual te shoqerise.
Te gjitha te vleresuara edhe nga kritika per notat realiste qe japin
dhe tematiken e pasur qe mbartin.
·
Transmetimi i telenovelave. Nje nder programet me te ndjekura
dhe te adhuruara veçanerisht nga grate. Marredheniet kontraktuale
me studio prestigjioze te tilla si Televisa, kane mundesuar blerjen
dhe transmetimin e prodhimeve te cilat spikasin jo vetem persubjektin
dhe kualitetin e interpretimit por edhe per impaktin e larte qe
kane pasur ne vendet ku jane transmetuar per here te pare. Kjo ka
krijuar nje avantazh konkurrues, dhe nje epersi te forte ne tregun
mediatik.
Vlerat tona
•
Seriozitet, qe do te thote shkalle te larte
pergjegjshmerie.
• Shumellojshmeri, qe do te thote nje
program te pasur per te gjithe grupmoshat, audience e garantuar.
• Stabilitet, qe do te thote qendrueshmeri
ne kohe dhe vlera.
• Cilesi, qe do te thote nivel te larte
profesional te stafit qe garanton nje komunikim efektiv me
teleshikuesit.
• Vertetesi, qe do te thote pasqyrim
real te ngjarjeve dhe dukurive qe shoqerojne realitetin shqiptar.
• Kenaqesi, qe do te thote transmetimin
e programeve qe mbartin vlera dhe ofrojne çlodhjen
pas nje dite te gjate pune.
•
Rritje te vleres konsumatore, duke e bere
produktin tuaj me terheqes dhe kompetitiv ne treg.
• Rritje te te ardhurave duke ju hapur
rrugen investimeve ne drejtim te permiresimit te cilesise
se produktit dhe ofrimit te lehtesirave ne perdorimin e tij
nga ana e konsumatorit.
• Rritje te emrit te kompanise tuaj,
duke i dhene akoma dhe me teper shtyse aktivitetit te saj
dhe duke e bere ate me kompetitive ne treg.
10 arsyet se perse duhet te bashkepunoni
me Vizion Plus
• Reklama juaj ne ekranin
e Vizion Plus informon konsumatoret potencial te biznesit
tuaj.
• Ne rast se informacioni shkon tek konsumatoret tuaj potenciale
atehere biznesi juaj do te rritet.
• Reklama ne Vizion Plus ben te mundur informimin e konsumatoreve
tuaj me te gjithe komponentet.
• Vizion Plus I adresohet nje target grupi qe tregon gjithmone
interes ndaj lajmeve te rendesishme dhe programeve.
• Vizion Plus ju krijon
mundesine te ndikoni dhe influenconi mbi blerjet e bera nga
grate te cilat perbejne rreth 71% te audiences se tij.
• 6. Televizioni eshte
nje nga mediat me te fuqishme ne dhenien e informacionit.
• 7. Teleshikuesit e
Vizion Plus shohin reklamat tuaja dhe besojne se informacioni
ne to eshte I rendesishem. 82% e teleshikuesve te Vizion Plus
jane shprehur se marrin nje informacion te dobishem dhe te
rendesishem nga reklamat televizive.
• 8. Vizion Plus ju
ndihmon te shmagni shpenzimet e teperta duke ia adresuar reklamen
tuaj konsumatoreve femra te cilat marrin vendimet ne produktet
e konsumuara nga familja.
• 9. Reklama televizive
jo vetem informon … por gjithashtu ju ndihmon ne rritjen
e besimit tek konsumatoret potencial.
• 10. Nese nuk reklamoni ne Vizion Plus, konkurrentet mund
ta bejne ate.
Marreveshjet kontraktuale me operatore lokal dhe kabllor kane mundesuar
shperndarjen e sinjalit te Vizion Plus jo vetem brenda por edhe
jashte kufijve te Shqiperise, ne te gjithe hapesirat ku jetojne
e punojne shqiptar :
Ne Shqiperi :
- Cable Tv « ANI » - Skrapar
- Cable Tv « Memaliaj » - Memaliaj
- Cable Tv « Tepelena Sat » - Tepelene
- Cable Tv « Iliria » - Berat
- Cable Tv « Devi » - Gramsh
- Cable Tv « Star » - Tirana
- Cable Tv « Fokus » - Maliq
- Cable Tv « Egantia » - Elbasan
- Cable Tv « Asparag » - Rrogozhine
- Cable Tv – « Kam » - Peqin
- Cable Tv – « KBCA TV » - Peshkopi
- Cable Tv – « APT »
- Cable Tv – « Korca » - Korce
- Cable Tv – « Polican » - Skrapar
- Cable Tv – « Lushnja » - Lushnje
- Cable Tv – « Inkusat » - Pogradec
- Cable Tv – « Bulqiza » - Bulqiza
- Cable Tv – « Permet » - Permet
- Cable Tv – « Burrel » - Burrel
- Cable Tv – « Lezha » - Lezha
- Cable Tv – « Multivizion Tv » - Kavaja
- Cable Tv – « Kombi » - Fier
- Cable Tv – « Alte »
- Cable Tv – « Trio Cable »
- Cable Tv – « Lobi » - Korce
- Lobi Tv – Korce
- Tv Rozafa – Shkoder
- Tv Boin -
- Kucova Tv – Kucova
- Tv Mitrovica – Kosovo
- TV Alpo - Gjirokaster
- ARV – Pogradec, Oher and Struga
- Tv Dardan- Elbasan
Ne Kosove :
- Cable Tv – « Telenet » - Peje
- Cable Tv – « NTSH-Elektra » - Hani i Elezit
- Cable Tv – “Digital Kacaniku” - Kacanik
- Cable Tv – « Link Plus »
- Tv Mitrovica – Mitrovice
Ne Maqedoni:
- Cable Tv – « Galaksi KTV Dooel » – Skopje,
Macedonia
- Cable Tv – « Cabletel Dooel » – Skopje,
Macedonia
|