I akuzuari për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia ekstradohet nga Turqia. Ai ka mbërritur ne aeroportin e Rinasit rreth orës 20:15 ndërsa është pritur nga forca te shumta policore.

 

I dënuari ne mungese me 25 vite burg, është ndalur ne komisariatin e Rinasit ku ka kryer procedurat e ekstradimit për tu transferuar me pas ne një nga burgjet e vendit.

 

Izet Haxhia jetonte ne Turqi me statusin e azilantit politik. Pavarësisht kërkesave te vazhdueshme nga pala shqiptare  kur ne pushtet ishte Sali Berisha, drejtësia turke nuk ishte shprehur për ekstradimin e tij, por kish urdhëruar qe ai mos largohej jashtë vendit. Pak kohe me pare ai u vetëdorëzua ne policinë turke për te nisur procedurat e ekstradimit ku dhe u mor vendimi për sjelljen e tij ne Shqipëri.

 

Izet Haxhia është dënuar ne mungese nga Gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuze te cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij ne Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

 

Ne 12 shtator te 1998, rreth orës 21:15, pranë ish-selisë se partisë demokratike është vrare me arme zjarri deputeti Azem Hajdari dhe truproja e tij. Nga hetimet rezultoi se Izet Haxhia, ka qene një prej autoreve te ngjarjes

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *