|
Transmetim
analog tokësor 24 ore/ditë në:
UHF – CANAL 42
Transmetim satelitor ne Eutelsat W2:
Freq.: 11.283
Symbol Rate:
27.500
Polarizimi:
Horizontal
Fec.: 3/4
VIZION
PLUS ka filluar transmetimet
e para ne vitin 1999. Fillimisht me nje transmetim ne nivel
lokal, per te kaluar me pas me nje shtrirje ne mbi 90 % te
territorit te Shqiperise. Programet tona ndiqen ne shume prej
qyteteve te Shqiperise si ne: Tirane, Durres, Fier, Gramsh,
Vlore, Berat, Tepelene, Skrapar, Gjirokaster, Sarande, Permet,
Kruje, Burrel, Lezhe, Shkoder, Elbasan, Librazhd, Korce etj.
Transmetimi 24 ore ne satelit e ka shnderruar Vizion Plus
ne nje dritare informacioni dhe argetimi per te gjithe bashkeatdhetaret
tane ne mbare boten, por edhe kane bere te mundur qe programet
e tij te ndiqen edhe ne ato zona ku nuk arrihet mbulimin me
sinjal direkt, si brenda ashtu edhe jashte vendit, si Kosove
, Mal te Zi dhe Maqedoni.
VIZION
PLUS është një televizion ku çdokush
gjen veten, sheh tek ai nje mik nga i cili e ka te veshtire
te ndahet. Larmia e programeve, spektakleve, emisioneve social
e investigativ, filmave, serialeve dhe telenovelave garanton
nje audience te gjere kuperfshihen te gjithe grupmoshat dhe
shtresat sociale. Sondazhet me te fundit, e kane renditur
ate si nje nder televizionet me te preferuara per shqiptaret,
gje e cila eshte pasqyre e perkushtimit, seriozitetit dhe
pergjegjesise se treguar nga i gjithe stafi i ketij televizioni.
- zoteron sot mbi
6 studio montazhi, 8 pika post-produksioni, 2 regji transmetimi,
si dy studio te medha te shtrira ne nje siperfaqje prej 1.200
m2.
VIZION PLUS,
garanton nje cilesi te larte ne nivel informativ, edukativ
dhe artistik. Nje komunikimi televiziv krejt i vecante per
nga natyra dhe permbajtja. Edicioni i lajmeve, emisionet investigative
dhe socila-kulturore, spektaklet, dokumentaret, telenovelat,
filmat me te fundit, por edhe shume aktivitete kulturore te
zhvilluara jashte ambienteve te tij perbejne mozaikun qe percjell
tek publiku kenaqesi dhe argetim. Vizion Plus permbushi me
sukses transmetimin e Miss Shqiperia 2006, Netet e Klipit
Shqiptar, 2 Edicione te Shkodra Jazz Festival, Tir Jazz Fest,
si dhe edicionin e 5-te te Festivalit Mikrofoni i Arte. Kontrata
e lidhur se fundmi me Klubin Sportiv Partizani ka bere te
mundur transmetimin e te gjitha ndeshjeve brenda te ketij
ekipi ne kuadrin e Kampionatit Shqiptar te Futbollit, transmetim
i cili deri tani ka qene ne parametra te larte dhe mjaft i
pelqyer nga publiku i gjere. Krahas ketyre, shume prej telekomedive
te njohura per audiencen si Tifozet, Trapi i Vjeter, mbajne
vulen e VIZION PLUS. Per 3 vjet me rradhe
Vizion Plus, eshte producenti kryesor i nje prej spektakleve
me popullor te kthyera tashme ne tradite sic eshte "Krasta
Show & Ethet......", tradite e cila mendohet te shkoj edhe
me tej. Nje sipermarrje gjigande, flet qarte per punen dhe
perkushtimin e nje stafi te kualifikuar dhe me eksperience.
Dhe jo vetem kaq, 240 dokumentar kane si autor te tyre Vizion
Plus. Per te gjitha keto Vizion Plus me te drejte eshte renditur
si nder televizionet me prodhimtari me te larte, duke sjelle
kurdohere e ne kohe nje program te larmishem, bashkohor dhe
cilesor. Ne cdo moment Vizion Plus eshte perpjekjekur te jete
sa me koherent per t'ju dhene programin e duhur ne kohen e
duhur, duke ju servirur ne cdo kohe nje menu perfekte per
shijet tuaja. Stafi profesional me mjaft eksperience, transmeton
cilesi ne komunikim, shkalle te larte pergjegjshmerie si dhe
garanton nje programacion qe i adresohet nje game te gjere
shtresash shoqerore qe fillon qe nga njeriu i thjeshte tek
intelektuali, nga femija tek i moshuari, nga me i varferi
tek me i pasuri. Me keto cilesi "Vizion Plus" shpesh here
eshte vleresuar nga kritika me cmime ne nivel nderkombetar,
te tilla si : Cmimi i Pare ne Festivalin Nderkombetar "Orsini",
per filmin dokumentar me te mire, te realizuar nga gazetari
Fatos Baxhaku, si dhe cmimi "Kult 2005" per nje prej dokumentareve
te ciklit "Tunel".
- Nje
prodhimtari e larte e cila ze aktualisht mbi 70% te programacionit
ne Vizion Plus
- Programe
qe u adresohen te gjithe grupmoshave dhe shtresave sociale.
- Bashkeprodhues i shume aktiviteteve
kulturore dhe artistike si: Miss Shqiperia, Miss Globe International,
Mikrofoni i Arte, Festivalet e Jazz-it, Netet e Klipit Shqiptar
etj.
Te
rejat qe sjell Vizion Plus
·
Filmat dhe seriale me tematike te larmishme ku perfshihen
drame, komedi, familjar, aksion, horror, thriller, fantastiko-shkencor,
etj. Prodhime te viteve te fundit, me pjesmarrjen e aktoreve
te njohur te botes kinematografike, te cilet dallojne per
nivelin e larte te realizimit, emocionin e thelle qe percjellin
si dhe interpretimin e larte. ”Vizion Plus” ka
ekskluzivitete nepermjet kontratave te lidhura me kompani
te njohura te botes se filmit te tilla si: SONY PICTURES,
FOX, VISION FILM, ARTIST VIEW ENTERTAINMENT, POWERCORP etj.
· Edicione informative, te pergatitura dhe te realizuara
nga nje staf i kualifikuar gazetaresh. Edicionet informative
jane pasqyre e nje realiteti qe eshte larg te qenit pjese
e klaneve apo grupeve te caktuara politike. Aktualisht, pjese
e Departamentit te Informacionit, jane edhe korrespondentet
te shperndare ne te gjithe territorin shqiptar. Ne cdo moment
ata percjellin lajme te fresketa nga cdo skaj i Shqiperise,
duke qene kurdohere ne ndjekje te lajmit. Ky fakt justifikon
plotesisht edhe slloganin "Lajmi nuk kalon vete nga ne,
ne shkojme tek lajmi".
· Emisione dhe dokumentare te konceptuar
ne formen e nje guide apo dialogu estetik si dhe te nje komunikimi
permes pasqyrimit te dukurive kulturore, te cilat terheqin
vemendjen dhe sensibilizojne individualitetin kombetar dhe
formimin intelektual te shoqerise. Te gjitha te vleresuara
edhe nga kritika per notat realiste qe japin dhe tematiken
e pasur qe mbartin.
·
Transmetimi i telenovelave mjaft te pelqyera dhe
te ndjekura vecanerisht nga audienca femerore, eshte nje nga
pikat me te forta te ketij televizioni. Telenovelat e transmetuara
jane prodhime te viteve te fundit, te studiove nga me prestigjozet
te ketij zhanri si : Azteca, Televisa Studio, etj. Tematika
qe trajtohet ne to eshte shume realiste, kjo ka bere qe ato
te jene mjaft terheqese dhe te kerkuara nga audienca. Permendim
ketu, “Salome”, “Velloja e Nuses”,
“Dyshimi”, “Rubi”, “E Padjallezuara”,
“Dashuri e Pacipe”, “Njerka”, “Dashuria
nuk ka cmim” si dhe dy nga blerjet me te fundit te cilat
qe ne fillimet e tyre kane mbledhur rreth vetes nje audience
te konsiderueshme "Intriga" dhe "Plage Dashurie".
Vizion Plus nepermjet nje stafi te kualifikuar
marketingu ka krijuar dhe mban marredhenie te shkelqyera me
shume sipermarres vendas dhe te huaj. Kontributi i tyre ka
qene dhe do te mbetet nje shtyse e forte ne rrugen e perbashket
drejt suksesit. Por nga ana tjeter ajo c’ka eshte ofruar
nga televizioni i ka bere ata te ndjehen me te forte dhe te
suksesshem ne biznesin e tyre . Ne saj te bashkepunimit dypalesh
kompani modeste sot jane shnderruar ne sipermarrje te medha
dhe moderne, te cilat konkurojne me sukses ne tregun vendas
dhe me gjere. Nga ana tjeter, emra te tille si AMC, Vodafone,
Deka, Pepsi Cola, Procter & Gamble, Stefany & Co,
Floriol, Henkel, Fiol kane qene dhe mbeten nder bashkepunetoret
me te mire, kontributi i te cileve ka ndihmuar ne permiresimin
akoma dhe me shume te nivelit te programeve duke i ofruar
audiences me te miren e mundshme.
Krahas tyre, Vizion Plus bashkepunimi me shume organizata
joqeveritare te instaluara ne Shqiperi si UNDP, UNICEF, IOM,
GTZ etj kane ndihmuar ato ne kurorezimin me sukses te misioneve
te tyre. Nuk mund te leme ketu pa permendur edhe kompanite
e tjera, te cilat edhe pse me nje kontribut modest vazhdojne
te gezojne gjithe mirenjohjen dhe respektin e Vizion PLus.
Çdokush qe ka shpenzuar duke promovuar biznesin e tij
ne Vizion Plus, e ka kuptuar se asgje nuk ka qene nje shpenzim
i kote, por nje investim me vlera.
Ne cdo rast stafi i marketingut, ju gjendet prane, ju ofron
konsulence ne manaxhimin e buxheteve tuaja ne menyre qe ajo
c’ka shpenzohet nga ju, t’iu kthehet ne maksimumin
e mundshem dhe t’e rrise gjithnje e me shume imazhin
e biznesit tuaj. Vetem ne kete menyre ju do te mbeteni klienti
i perhershem i Vizion Plus.
•
Seriozitet, qe do te thote shkalle te larte
pergjegjshmerie.
• Shumellojshmeri, qe do te thote nje
program te pasur per te gjithe grupmoshat, audience e garantuar.
• Stabilitet, qe do te thote qendrueshmeri
ne kohe dhe vlera.
• Cilesi, qe do te thote nivel te larte
profesional te stafit qe garanton nje komunikim efektiv me
teleshikuesit.
• Vertetesi, qe do te thote pasqyrim
real te ngjarjeve dhe dukurive qe shoqerojne realitetin shqiptar.
• Kenaqesi, qe do te thote transmetimin
e programeve qe mbartin vlera dhe ofrojne çlodhjen
pas nje dite te gjate pune.
•
Rritje te vleres konsumatore, duke e bere
produktin tuaj me terheqes dhe kompetitiv ne treg.
• Rritje te te ardhurave duke ju hapur
rrugen investimeve ne drejtim te permiresimit te cilesise
se produktit dhe ofrimit te lehtesirave ne perdorimin e tij
nga ana e konsumatorit.
• Rritje te emrit te kompanise tuaj,
duke i dhene akoma dhe me teper shtyse aktivitetit te saj
dhe duke e bere ate me kompetitive ne treg.
10 arsyet se perse duhet te bashkepunoni
me Vizion Plus
• Reklama juaj ne ekranin
e Vizion Plus informon konsumatoret potencial te biznesit
tuaj.
• Ne rast se informacioni
shkon tek konsumatoret tuaj potenciale atehere biznesi juaj
do te rritet.
• Reklama ne Vizion
Plus ben te mundur informimin e konsumatoreve tuaj me te gjithe
komponentet.
• Vizion Plus I adresohet nje target grupi qe tregon
gjithmone interes ndaj lajmeve te rendesishme dhe programeve.
• Vizion Plus ju krijon
mundesine te ndikoni dhe influenconi mbi blerjet e bera nga
grate te cilat perbejne rreth 71% te audiences se tij.
• 6. Televizioni eshte
nje nga mediat me te fuqishme ne dhenien e informacionit.
• 7. Teleshikuesit e
Vizion Plus shohin reklamat tuaja dhe besojne se informacioni
ne to eshte I rendesishem. 82% e teleshikuesve te Vizion Plus
jane shprehur se marrin nje informacion te dobishem dhe te
rendesishem nga reklamat televizive.
• 8. Vizion Plus ju
ndihmon te shmagni shpenzimet e teperta duke ia adresuar reklamen
tuaj konsumatoreve femra te cilat marrin vendimet ne produktet
e konsumuara nga familja.
• 9. Reklama televizive
jo vetem informon … por gjithashtu ju ndihmon ne rritjen
e besimit tek konsumatoret potencial.
• 10. Nese nuk reklamoni
ne Vizion Plus, konkurrentet mund ta bejne ate.
Besoni
tek Vizion Plus, sepse ai eshte
Vizioni Juaj...
|